Teksa protestat për Drejtësi për vrasjen e paprecedentë të Klodian Rashës vlonin në kryeqytet dhe qytetet e tjera të vendit, institucionet e Shëndetësisë shpallën fituesit e dy tenderave shumë-milionësh. Në datën 10 Dhjetor, QSUT dhe Shefqet Ndroqi kanë shpallur dy kompani fituese për tenderat me objekt furnizimin me maska mbrojtëse personale për përballimin situatës së Covid-19 për 2 muaj. Të dyja procedurat e tenderimit janë në shkelje totale me ligjin e prokurimeve publike, pasi janë shënuar me FLAMUR TË KUQ për Mungesë Konkurrence dhe Mungesë Gare, Negocim i Drejtpërdrejtë (Për procedura mbi 5 Milion Lekë).
Të dyja kompanitë që janë shpallur fituese, i kanë përfituar tenderat në një Procedurë me Negocim, pra para në dorë, zgjedhje personale e Operatorit Ekonomik nga institucioni që ka hapur tenderin.
-535 MILIONË LEKË PA TVSH i ka dhënë QSUT kompanisë “FEDOS SHPK" të Fatmir dhe Orion Strugës babë e bir.
-850 MILIONË LEKË PA TVSH i ka dhënë Spitali Universitar "Shefqet Ndroqi" kompanisë “GEN-ALB FARMA” të Marenglen Koçias dhe Albano Bogos.
FEDOS SHPK-FATMIR DHE ORION STRUGA, MILIARDA SEKRETË NGA RAMA
Në një shqyrtim të shpejtë që mund t’i bëjmë kësaj kompanie, vëmë re se FEDOS e Strugajve ka përfituar 44.4% të tenderave në Sektorin e Shëndetësisë si operator i vetëm, pra duke mos respektuar rregullin bazë ligjor të Prokurimeve Publike, konkurrencën. Dhe 43% të tyre i ka përfituar me procedurën Kërkesë për Propozim, të ofruar nga Autoriteti Kontraktor dhe 39.4% me Procedurë të Hapur.
Rikujtojmë se gjatë kohës së pandemisë, qeveria nënshkroi një Vendim në Fletoren Zyrtare që e lejonte të kryente tendera sekretë për nevoja emergjente ku ndër to ishte edhe kompania e Fatmir Dhe Orion Strugës që përfitoi tenderin për materiale mjekësore anti-Covid për Ministrinë e Drejtësisë, rast ky, i denoncuar bujshëm edhe nga opozita.
GEN ALB- ALBANO BEGO DHE MARENGLEN KOÇIA
Të dhëna për “GEN-ALB FARMA SHPK” e Marenglen Koçias dhe Albano Begos 44.4% të tenderave i ka përfituar si operator i vetëm në garë, pra s’ka konkurruar me asnjë dhe i ka përfituar në pjatë të artë të gjitha paratë e shqiptarëve, ndërsa 72.5% të tyre i pa përfituar me procedurën Kërkesë për Propozim nga Autoriteti Kontraktor.
Spitali Rajonal Vlorë është Institucioni i Shëndetësisë nga i cili kjo kompani ka përfituar më shumë tendera. Në një tender të bërë publik pak kohë më parë nga JOQ ALBANIA, "Gen-Alb" u shpall fitues i një tenderi prej 50 MILIONË LEKËSH nga Spitali i Vlorës megjithëse kishte dhënë ofertën më të lartë ekonomike mes operatorëve të tjerë konkurrues.
*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst apo ato me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*
© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara
Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.