Aeroporti i Rinasit është bllokuar totalisht, pasi Belinda Balluku dështoi të arrijë një marrëveshje me kontrollorët që kanë hyrë në protestë. Njoftimi është dhënë nga ICAO, Autoriteti Ndërkombëtar i Fluturimeve dhe të gjitha fluturimet nga ky aeroport janë pezulluar deri në orën 10:00 të ditës së nesërme. Kjo pas largimit nga puna të punonjësve të cilët janë në protestë dhe nuk kthehen në punë nëse nuk u plotësohen kërkesat që kanë. Kulla e vrojtimit është mbyllur ndërkohë që edhe avionët që kanë ardhur janë detyruar të kthehen pas pasi nuk mund të ulen.