Një qytetar ka dërguar një denoncim në redaksinë e JOQ Albania, ku shprehet i revoltuar për vendosjen e një objekti në mes të lulishtes në zonën e njohur si Fusha e Aviacionit. Ai shkruan:
"Përshëndetje JOQ. Në lagjen tonë tek Fusha Aviacionit, Bashkia e Tiranës ka qerasur patronazhistin me një palo objekt në mes të lulishtes ku lozin fëmijët tanë. Ne s’kemi vend ku të parkojmë ngaqë na vendosin 30 mijë lekë gjobë çdo 5 minuta, ndërsa ky zotëria patronazhist, me lejen e vartësve të Lali Erit, vendos mes lulishtes objekt 30 metra katror. Do na kthehet lulishtja me kioska si në Lanën e vitit 1995. Ju falenderoj po e postuat."
Siç shihet në foto, një kioskë është vendosur në një hapësirë të gjelbër, e cila supozohej të ishte për fëmijët dhe banorët e zonës. Banorët e Fushës së Aviacionit i druhen faktit se ky është vetëm fillimi dhe se hapësirat publike do të mbushen me ndërtime pa kriter, një situatë e ngjashme me atë të Lanës në vitet ‘90.