Partia Socialiste ka publikuar listën e re të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare, duke sjellë një ndryshim të madh në përbërjen e saj.
Rama kishte paralajmëruar më herët se lista e re do të sillte "gjak të ri", duke bërë që një numër i konsiderueshëm deputetësh aktualë të mos jenë pjesë e Parlamentit të ardhshëm.
Nga lista e re mungojnë plot 24 deputetë, të cilët janë zëvendësuar me emra të rinj, një pjesë e të cilëve janë përzgjedhur përmes platformës “Deputeti që Duam”.
Mes emrave të njohur që nuk do të jenë më pjesë e grupit parlamentar socialist janë Petro Koçi, Nasip Naço, Ilir Metaj dhe Paulin Stërkaj.
Ndërkohë, disa nga deputetët aktualë ndodhen në listat e hapura, duke rrezikuar që të mos arrijnë të sigurojnë një mandat të ri.
Lista e deputetëve socialistë që mbetën jashtë listave:
Nasip Naço
Petro Koçi
Agron Çela
Klevis Xhoxhi
Lavdrim Krashi
Ilir Metaj
Gerta Duraku
Bujar Çela
Eduard Ndreca
Niko Kuri
Anduel Tahiraj
Paulin Stërkaj
Shpresa Marnoi
Laert Duraj
Baftjar Zeqaj
Mirela Pitushi
Ismet Beqiraj
Lindita Buxheli
Tatiana Piro
Ilir Topi
Bardhyl Kollçaku
Pranvera Resulaj
Teuta Rama
Denis Deliu