MONTAL e Skënder Lufit, është një prej kompanive në sektorin e Shëndetësisë që ka përfituar më së shumti prokurime publike, me shkelje e pa shkelje. Referuar dy tenderave të fundit të përfituar nga kjo kompani, të cilat kapin vlerën e mbi 180 MILIONË LEKËVE PA TVSH, shumë kjo që i shtohet buxhetit të përgjithshëm që kompania e oligarkut shqiptar ka përfituar.
Në tenderin e parë bëhet fjalë për furnizimin me pajisje mjekësore për Urgjencën në Spitalin e Lezhës me vlerë të përftuar 130 MILIONË LEKË dhe i dyti me vlerë mbi 57 MILIONË LEKË për Furnizim, vendosje kokë goditëse për një pajisje mjekësore në QSUT.
Tenderi i dytë është shënuar me shkelje REDFLAG për shkak se Skënder Lufit i është dhënë në tavolinë tenderi, pasi nuk ka patur asnjë konkurrent dhe e ka kontaktuar vetë, personalisht Enkel Joti i QSUT. Në tenderin e dytë kanë marrë pjesë të gjitha kompanitë që në bashkëpunim me Lufin kanë përfituar tendera në këtë fushë dhe çuditërisht ose nuk kanë plotësuar dokumentacionet e nevojshme për ta fituar, ose nuk kanë dhënë ofertë fare. Tendera të tillë bëhen me shkak favorizimi të një operatori ekonomik, kur disa të tjerë e ndihmojnë të plotësojë kushtin e konkurrencës në mënyrë që tenderi të rezultojë pa shkelje.
Nuk e cilësojmë kot si një ndër kompanitë me përfitimet më të mëdha në fushën e Shëndetësisë, për shkak se renditet si e tillë e vetme apo në bashkëpunim me BIOMETRIC e Artur Kadaresë.
E vetme ka tendera publikë në vlerë mbi 8.4 MILIARD LEKË pa TVSH.
Nga 180 tendera të përfituar, 99 prej tyre i ka të cilësuar me SHKELJE!
Llogaritë se sa MILIARDA ka ngrënë nga taksat e shqiptarëve Lufi bëjeni vetë, për sa kohë SPAK fle gjumë!
*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*
© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara
Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.