Kompania e të dashurës së BOSS-it të prostitucionit iu dha 3.3 MILIARD brenda javës nga taksat e shqiptarëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.12.2020, 21:02

DEVIS SHPK është kompania që është paguar më shumë nga Buxheti i Shtetit nga Sektori i Shëndetësisë nëpërmjet procedurave të tenderimeve publike. Për këtë kompani në pronësi të Kristinka Lekës kemi shkruar edhe artikuj të mëparshëm se si, nëpërmjet shkeljeve me ligjin e Prokurimeve Publike, kompania e bashkëjetueses së BOSS-it të prostitucionit Lefter Lamaj përfiton nga taksat e shqiptarëve, jo MILIARDA në vit, por në javë!

Këtë radhë, nëpërmjet dy tenderave me objekt “Shërbim lavanterie” në një kohëzgjatje prej 7 ditësh nga njëri tjetri, të Spitalit të Vlorës dhe atij Psikiatrik të Elbasanit, “DEVIS shpk” ka arkëtuar 3.3 MILIARD LEKË PA TVSH.

Në tenderin e Spitalit Psikiatrik të Elbasanit, me vlerë 1.5 MILIARD LEKË kompania e Lekës është shpallur fituese më 27 Tetor me shkelje për skualifim të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit, ndërsa me datë 4 Nëntor është shpallur fituese nga Spitali Rajonal i Vlorës për tenderin me të njëjtin objekt prokurimi me vlerë 1.8 MILIARD LEKË PA TVSH, ku të dy tenderat janë me procedurë të hapur.

Rikujtojmë se DEVIS SHPK mban stafetën e kompanive të oligarkëve të Shëndetësisë që ka përfituar më shumë tendera publikë me një vlerë totale prej 11 MILIARD LEKËSH, të kapërcyer tashmë që nga të dhënat e fundit publike. Të gjithë tenderat e përfituar nga kjo kompani janë për shërbime lavanterie.

Kompania ka qenë në pronësi të Lefter Lamajt, i cili më pas ia kaloi aksionet bashkëjetueses dhe mamasë së fëmijës së tij Kristinka Lekës për 80 milionë lekë. Ky i fundit, i dënuar në shtetin fqinj, Itali, për prostitucion.


Kompania që ka gllabëruar MILIARDAT e SHËNDETËSISË E të dashurës së “BOSS-it” të Prostitucionit

“E kriposura” Ministria e Shëndetësisë! Rrëqethuni nga Miliardat që kanë marrë Oligarkët me kompanitë e tyre

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst apo ato me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit