JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kompania që ka gllabëruar MILIARDAT e SHËNDETËSISË E të dashurës së “BOSS-it” të Prostitucionit
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19/10/2020 22:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

DEVIS SHPK-KRISTINKA LEKA

Janë të shumtë Oligarkët e Shëndetësisë, ata që shpesh pas kompanive të tyre multi-miliardëshe fshehin gratë, ato, pronaret dhe administratoret e bizneseve të kamufluara që fryhen në para nga Buxheti i Shtetit dhe Taksat e Shqiptarëve.

Rasti i tillë është edhe ai i një prej kompanive që ka përfituar vlerën më të lartë të tenderave në Sektorin e Shëndetësisë. Bëhet fjalë për Kompaninë DEVISH SHPK të Lefter Lamajt dhe Kristinka Lekën, dyshes që ka përfituar një dorë të mirë nga paratë e shqiptarëve për shërbime lavanterie dhe pastrimi kimik, le të themi një krahasim i volitshëm me Nikolin Nikoqirin.

E përbashkëta e të dyve është që si Nikoqiri si Lamaj kanë patur probleme me drejtësinë. Nikolini për abuzime me tenderat e Lamaj i dënuar në Itali për prostitucion dhe krim të organizuar. Ai i kaloi kompaninë e tij bashkëjetueses Kristinkës me të cilën ka edhe fëmijë, për 80 milionë lekë kur medemek i shiti aksionet. Gjatë kohës që Lamaj vazhdonte i qetë aktivitetin e tij kriminal në itali, këtej në atdhe përfitonte tendera nga Beqaj e më pas nga Manastirliu. “Beqen e kanë si ushtarin e tyre se për çdo pune i japin baxhanakut të Beqes 30%. I bëjnë presion për tërheqje nga gara duke përdor kriminelë. Gjithë kompanive por dhe drejtorëve të spitaleve... Kanë një organizim të mirëfillte mafioz”,-shprehej një denoncues për Lamajn pak kohë më parë.

OLIGARKU-SHEF PROSTITUCIONI

Ai konsiderohet nga mediat italiane si sheh prostitucioni në Piancenza në vitet 2000. E lidhur me imazhin e tij, ishte vrasja e 20-vjeçarës Betty Ramirez, për të cilën shkruhet nga italianët, se kishte lidhje me Oligarkun Shqiptar të Shëndetësisë.

KLSH ka konstatuar shkeljet, SPAK nuk vepron!

E bukura në gjithë këtë histori është se Kontrolli Lartë i Shtetit ka konstatuar se kompania e Kristinkës ka lidhur kontrata me institucionet e Shëndetësisë për shërbime që këto të fundit mund t’i kryenin vetë. Shumica e tenderëve janë fituar me vlerë shumë të afërt pranë fondit limit.


DEVIS SHPK është kompania që renditet në vend të parë, përsa i përket përfitimit nga tenderat e Shëndetësisë, me një vlerë marramendëse prej MBI 11 MILIARD Lekësh pa TVSH. Institucioni nga i cili kjo kompani ka përfituar numrin më të lartë të prokurimeve publike është materniteti “Mbretëresha Gelardinë” përkatësisht MBI 2 MILIARD Lekë me TVSH për larje çarçafësh. Skemë e njohur kjo për oligarkët që janë pasuruar nga Sektori i Shëndetësisë, për të cilin shkon edhe pjesa më e madhe nga Buxheti i Shtetit.

Siç mund ta shikoni edhe në listën e mëposhtme të tenderave të përfituar nga institucionet e Shëndetësisë, pjesën më të madhe të tyre, kjo kompani e ka përfituar për shërbime lavanterie dhe pastrimi kimik, aktivitet ky i shtuar në vitin 2014.

9.1% të 14 tenderave që i kanë dhënë një pasuri të tërë Kristinka Lekës, janë fituar duke qenë operator i vetëm në garë, ku konkurrenca mungon dhe çon në shkelje ligjore të Ligjit të Prokurimeve Publike. 50% e tyre me Procedurë të Hapur, e zakonshme për tenderat e kësaj fushe.

Në grafikun rrethor vihet re një fakt shumë interesant, 14.5% të tenderave të fituar, kompania e Lekës i ka me shtesë kontrate që do të thotë se për një tender të caktuar i është rritur vlera e shërbimeve që prezupozohet të ofrojë, po ashtu edhe shuma që ka përfituar, duke i rritur vlerën tenderit.

XHIRON VJETORE PËR VITIN 2019 KJO KOMPANI E KA MBI 2.3 MILIARD LEKË PA TVSH.

7 tendera, nga 14 të përfituar nga Institucionet Prokuruese të Shëndetësisë kjo kompani i ka me shkelje për “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit” dhe “Mungesë gare”.

PËR 4 VITE (2015-2019), DEVIS SHPK KA PËRFITUAR DERDHJE NË TRANSAKSIONE NGA BUXHETI I SHTETIT VLERËN PREJ MBI 3.5 MILIARD LEKË PA TVSH!!!

VITI 2015-2018

VITI 2019


“E kriposura” Ministria e Shëndetësisë! Rrëqethuni nga Miliardat që kanë marrë Oligarkët me kompanitë e tyre

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara