JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

6 MILIARD për 2 muaj! “EVITA” merr 1.2 MILIARD LEKË për Testet e Shpejta anti-Covid nga Ministria e Shëndetësisë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07/12/2020 19:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zgjedhjet po vijnë, data e votimit është afër, dhe qeveria po “KÇK” në të gjitha aspektet e përvetësimit të fondeve publike, por kryesisht në sektorin më fitimprurës në këtë aspekt. E themi këtë pasi nëse i hedhim një sy faqeve zyrtare të prokurimeve publike, Sektori i Shëndetësisë po bën kërdinë me disa prokurime me vlerë të frikshme, ashtu si asnjë sektor tjetër në qeveri. Justifikimi i vetëm është se “jemi në kohë pandemie”, por në fakt objektet e këtyre tenderave me vlerë marramendëse jo gjithmonë lidhen me situatën që qeveria po shfrytëzon të dalë “e larë” nga përgjegjësia e shpenzimit të taksave të shqiptarëve. EVITA është një prej kompanive që dyshohet dhe është përfolur në rrjetin e shëndetësisë si kompania e përdorur nga Klodian Allajbeu për përfitimin e tenderave publikë. së fundmi kjo kompani e shumë-analizuar për shkelje, i është dhënë tenderi për furnizimin me rreth 100 mijë teste të shpejtë për Covid-19 nga Ministria e Shëndetësisë.

Skema është e thjeshtë, janë po të njëjtët klientë me lidhje qeveritare që përfitojnë në këtë sektor, por në dallim me sektorët e tjerë, këtu mbizotëron një grup i ngushtë pasanikësh, “elita” e lartë që “hanë” tenderat me vlerë më të lartë të hapur ndonjëherë. Siç e përmendëm, ky grup oligarkësh të Shëndetësisë, të cilët numërohen me gishta, vërtisin rreth tyre fondet publike të Shëndetësisë dhe këtë radhë është sërish EVITA, fituesja e koncesionit të HEMODIALIZËS (dikur në pronësi të Majlinda Fetiut, koncesion i fituar bashkë me djalin e xhaxhait Klod Allajbeun e Spitalit American) në kompaninë e bashkuar DIAVITA, 15% në pronësi të Spitalit Amerikan. Që nga ajo kohë, EVITA ka përfituar rresht disa tendera, vlera e të cilëve, si më poshtë vijon:

  • 10.2020- 707 MILIONË LEKË bashkim me PEGASUS (Fituesja e Koncesionit të Laboratorëve) | SHKELJE PËR MUNGESË KONKURRENCE (Artikullin mund ta lexoni këtu)
  • 10.2020-2.2 MILIARD LEKË | Procedurë e Hapur, në tender kanë marrë pjesë bashkuar LEKLI dhe MEGAPHARM të cilët janë ankuar për përzgjedhjen e EVITA bazuar në disa kritere specifikuese të tenderit, ku sipas ankimuesve, EVITA ka ofruar barna të kombinuar (Ankimimin mund ta lexoni këtu)
  • 11.2020- 1.8 MILIARD LEKË | SHKELJE PËR MUNGESË KONKURRENCE (Artikullin mund ta lexoni këtu)
  • 12.2020- 1.2 MILIARD LEKË | SHKELJE PËR MUNGESË KONKURRENCE dhe MUNGESË GARE-NEGOCIM I DREJTPËRDREJTË, oferta e barabartë me 100% të vlerës së Fondit Limit

Me një vëzhgim të thjeshtë, kuptojmë se brenda dy muajsh, EVITA ka përfituar 6 MILIARDË LEKË fonde publike nga taksat e popullit, të gjitha në mungesë konkurrence, në shkelje të plotë me ligjin themelor të Prokurimeve Publike. Por në tenderin e përfituar 5 ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë me vlerë 1.2 MILIARD LEKË, ka kaluar çdo pritshmëri sepse ka kryer disa shkelje të rënda rresht dhe megjithë grabitjen e Buxhetit të Shtetit, nuk vihet si subjekt nën hetim për përfitim fondesh publike në shkelje me procedurat tenderuese.

Cila është arsyeja që kjo kompani pa asnjë eksperiencë të mëparshme mundoi të fitonte koncesionin 8.6 MILIARDË Lekë të Hemodializës dhe tashmë nuk ndalet as me përfitimin e fondeve publike në vlera marramendëse, e së fundmi me testet e shpejta të shumë-reklamuara nga qeveria, për 1.2 MILIARD LEKË në shkelje totale?!

Pasi fitoi koncesionin e Hemodializës në bashkëpunim me kushëririn, Mejlinda Fetiu i shiti aksionet e kompanisë për 30 MILIONË LEKË.

Tashmë EVITA është 72.5% në pronësi të një kompanie guaskë me zyra në Amsterdam, të cilës Rasim Hamzaraj, i shiti aksionet. Për kujtesën tuaj, Hamzaraj ose ndryshe Luçi, është djali i dajës së Petrit Vasilit dhe njëkohësisht administratori i MEGAPHARMA. 27.5% të aksineve të EVITA janë ën pronësi të Ertel Kërçukut, i cili së bashku me Hamzarajn, janë akuzuar shpeshherë për bashkëpunime në konflikte interesi dhe korrupsion, miq edhe në jetën reale, jo vetëm në atë të biznesit.


1.Oligarkët nuk ngopen me paratë e shqiptarëve! +707 MILIONË kompanive të koncesioneve të Shëndetësisë

2.Manastirliu i jep edhe 1.8 MILIARD kompanisë që i dha 86 MILIONË $ për konçesionin e Hemodializës

|Zhvatje, korrupsion, klientelizëm| Klod Allajbeu i “Spitalit Amerikan” vjedh shqiptarët edhe tek tamponat

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Sondazh nga JOQ Albania - Personazhi i vitit 2020
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit “FIRDEUS”, të cilit i është mirë-besuar “RINDËRTIMI I THUMANËS”, ndërtimi i 170 banesave të reja për banorët e fshatit të shkatërruar nga tërmeti ku mbizotëronin rrënojat.
    Marin Mema
    Gazetari më i respektuar i të gjitha trevave shqiptare, i cili nëpërmjet profesionit të tij të shenjtë, i ka dedikuar jetën njohjes së historisë së kombit shqiptar.
    Xum Allushi
    Komediani i kthyer në aktivist, një nga personazhet e paktë të njohur publikisht, i cili mbështeti fuqishëm protestën për Klodian Rashën dhe jo vetëm.
    Qazim Rasha
    Babai i Klodian Rashës, megjithëse me shpirt të plagosur, bëri veprimin e pashembullt duke dhuruar për bamirësi të gjitha paratë që i ofroi qeveria dhe personazhet publikë.
    Altin Goxhaj
    Avokati më i njohur në Republikën e Shqipërisë, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Tritan Kalo
    Imazhi i mjekësisë që duam në Shqipëri, mjeku model i bluzave të bardha në sistemin e Shëndetësisë që janë në shërbim të qytetarëve në nevojë.
    Adnan Abdullahu
    Adnan Abdullahu nga Shkupi, “TRIMI shqiptar” me flamurin kuqezi i cili u futi frikën në palcë “Komitave” maqedonas, huliganëve që kërkonin “shqiptarë të vdekur”.
    Haxhi Krasniqi
    Boksieri shqiptar i cili u shpall kampion bote në peshën gjysmë të rëndë në këtë sport, për të na bërë krenarë si komb.
    Doruntina Miroci
    Krenaria e shqiptarisë, policja e cila luftoi sy më sy më terroristët në sulmin e frikshëm të Vjenës.
    Neritan Licaj
    Aktori i mirënjohur shqiptar, qëndrestar i kauzës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, aktivist në shumë protesta dhe kontribuues në shoqëri si promovues dhe mbrojtës i të drejtave më të larta të një qytetari shqiptar.
    Aranita Brahaj
    Drejtoresha e Open Data, të gjitha burimeve të sigurta zyrtare ku secili taksapagues shqiptar mund të shikojë në mënyrë transparente, ku janë të bërë publikë të gjithë tenderat e shpallur dhe fituesit e tyre.
    Val Deçani
    Emigranti i cili u kthye në vendlindje për t’i dhuruar veshkën e tij një 19-vjeçareje nga Mitrovica e cila vuante nga një sëmundje e rëndë, në nevojë urgjente për organin jetësor.