Ditën e djeshme publikuam një lajm në lidhje me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave Gent Gazheli, i cili ka hapur një tender prej 1 miliard lekësh të vjetra për dezinfektimin e doganave. Kujtojmë se Gent Gazheli ka qenë amabsadaor i Shqipërisë në Turqi, por pasi dha dorëheqjen u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Doganave në shtator të këtij viti. Por mesa duket, siç edhe është bërë e modës në gjirin e rilindasve, institucioni në fjalë është pikërisht mundësia e "artë" për të rrjepur shqiptarët e varfër.
Nga investigimi i kyryer nga JOQ Albania, rezulton se Gent Gazheli ka organizuar nëpërmjet Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara një tender për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Tenderi në fjalë mban numrin e referencës REF-80822-12-02-2020 dhe ka për objekt Shërbim Dezinfektimi”, ndarë në 2 (dy) lote për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ndërsa shifra kap vlerën e rreth 1 miliardë lekë të vjetra me gjithë TVSH. Kjo në fakt është një vjedhje e pastër që po i bëhet shqiptarëve, por bashkëpunëtorët e qeverisë vijojnë të enden të pa shqetësuar në mbushjen e thesit! Në lidhje me skandalin e mësipërm, JOQ Albania krijoi një sondazh.
Pyetja që u shtrua ishte e tillë:
Në përfundim të votimit rezulton se 88% e qytetarëve u shprehën se Gent Gazheli duhet të arrestohet për një vjedhje të tillë, ndërsa 12% e qytetarëve mendojnë se ai nuk duhet të arrestohet.