Besoj të gjithëve ju kujtohet Alvini i vogël, djali shqiptar që kishte mbetur i bllokuar në një kamp sirian. Emisioni investigativ italian “LE IENE” bëri të pamundurën për ta sjellë pranë familjes, por hasi në një episod mjaft të shëmtuar. Ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli, u mbylli telefonin gazetarëve italianë duke treguar haptazi se as që ia ndjente për vogëlushin shqiptar. Mirëpo Gent Gazheli me sa duket i ka tentakulat të ngulura mjaft thellë në rilindjen e Ramës saqë jo shumë kohë më pas, u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Doganave. Leku letër, do mendoni ju? Jo, e keni gabim. Rezulton se leku është bërë “shatërvan” për Gent Gazhelin, menjëherë sapo u zgjodh në këtë post. Dhe ku më mirë se nëpërmjet tenderave mund të “kullufiten” milionat e miliardat?
Rezulton se Gent Gazheli ka organizuar nëpërmjet Agjencisë së Blerjeve te Perqendruara një tender për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Tenderi në fjalë mban numrin e referencës REF-80822-12-02-2020 dhe ka për objekt Shërbim Dezinfektimi”, ndarë në 2 (dy) lote për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Nëse do të shikoni fondin limit të këtij tenderi, do të çmendeni dhe do të dilni nëpër rrugë me sopatë në dorë, ashtu siç pat bërë vetë Rama dikur. Kjo shifër është rreth 1 miliardë lekë të vjetra me gjithë TVSH.
Po, po, e lexuat mirë. 1 miliardë lekë për të dezinfektuar ambientet e brendshme dhe të jashtme të doganave! Një vjedhje dhe abuzim skandaloz për të cilin minimumi duhet të japë dorëheqjen. Por që siç dihet asgjë nuk do të ndodhë dhe të gjitha këto para do të ndahen mes Gent Gazhelit dhe firmës që do të shpallet së shpejti fituese.