|Sheqët e Shëndetësisë| Tenderat MULTI-MILIARDËSH me taksat e shqiptarëve, i ndajnë me oligarkët e tjerë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.11.2020, 19:00

REJSI Farma SHPK, është një nga gllabërueset më të mëdha të tenderave të Shëndetësisë, por ajo që bie në sy për këtë kompani është që gjysmën e tenderave të përfituar 210 nga 427 në total, i ka fituar në paligjshmëri, duke thyer rregullat e Prokurimeve Publike, ose e thënë ndryshe MILIARDA Lekë të shqiptarëve të dhëna nga Institucionet Shëndetësore për Merita Sheqin dhe bashkëshortin e saj Nexhat Sheqin, konkretisht 7.5 MILIARD LEKË PA TVSH përfitime me kompaninë që i kanë vënë emrin e bashkuar të fëmijëve, Rejdi dhe Nensi Sheqin.

E gjithë familja është e anagzhuar në biznesin familjar ku Redi Sheqi mban postin e zhvillimit të biznesit dhe punëve të jashtme, ndërsa Nensi Sheqi atë të Marrëdhënieve me Publikun.

Kliko këtu për të monitoruar REDFLAGS

Merita renditet si një nga 10 femrat më të pasura të Shqipërisë falë parave të shqiptarëve. Duke mos përmendur faktin e rëndë që disa prej këtyre i ka fituar në bashkëpunim me kompaninë Intermed të vëllait të saj Petrit Mahos, duke mos lënë pa përmendur këtu tenderin skandaloz ku kishin konkurruar të dy dhe miliardat, kushdo të shpallej fitues, 170 MILIONË LEKË PA TVSH do qarkullonin brenda familjes. Para publike në shifra të frikshme të zhvatura për dyshen motër e vëlla në Shëndetësi.

Por le t’i hedhim një sy shkeljeve të kompanive të Meritës, REJSI FARMA SHPK dhe R&S Farma e të analizojmë faktin pse paratë e saj nuk i vihen përpara organeve të drejtësisë për t’u hetuar për ligjshmërinë e tyre! 62.3% të tenderave kjo kompani ia kanë falur duke qenë operator i vetëm, që do të thotë nuk i është dashur të konkurrojë me askënd. 40.7% të tyre i ka marrë me Procedurë të Hapur, pra para në dorë, kujt t’i tekej nga Institucionet e Shëndetësisë të lidhte kontratë me këtë kompani. Numrin më të lartë të tenderave ia ka dhënë Enkelejd Joti i QSUT, përkatësisht 57 të tillë me vlerë 2.5 MILIARD LEKË PA TVSH.

Kompania e Sheqit ka patur gjithashtu disa bashkëpunime të frytshme në fushën e tenderimeve publike së bashku me disa kompani të tjera të njohura të oligarkëve të Shëndetësisë që kanë bashkëpunuar po ashtu edhe me kompanitë e të vëllait të saj. Një TRUST i kompanive të Shëndetësisë që fitojnë tendera me radhë, duke ia lënë vendin njëra-tjetrën dhe duke respektuar me demek rregullat e prokurimeve Publike. Vihet re se kompania e Sheqit bashkëpunon me një grup të ngushtë kompanish, për të cilat do të flasim në ditët në vijim.

TENDERAT NË BASHKËPUNIM

  • REJSI FARMA dhe EDNA FARMA e Ilmi Hoxhës- 102 MILIONË LEKË PA TVSH me një dorë, tender i shënuar me flamur të kuq për mungesë konkurrence
  • REJSI FARMA dhe MEDICAMENTA e Ilir Shehut- 379 MILIONË LEKË PA TVSH për 2 tendera në Shëndetësi
  • REJSI FARMA, EDNA FARMA dhe MEDICAMENTA- 608 MILIONË LEKË PA TVSH për 2 tendera të 2 me flamur të kuq, keni ende dyshime për TRUSTIN e oligarkëve të Shëndetësisë dhe si i përfitojnë paratë publike?!
  • REJSI FARMA, EDNA FARMA, FLORFARMA-n e Miço Todhes, ish-berberin nga Tepelena sëbashku me TRIMED-in e nipit të Vilma Nushit, Endrit Hidon- 5.2 MILIARD LEKË PA TVSH për 1 tender, ky i shënuar si shkelje për mungesë konkurrence
  • REJSI FARMA ka bashkëpunuar po ashtu edhe me EVITA-n e Majlinda Fetiut, fituesen e koncesionit të Hemodializës- 1.1 MILIARD LEKË PA TVSH

R&S FARMA, KOMPANIA E DYTË E SHEQËVE QË "HA" Lekët e shqiptarëve nëpërmjet TENDERAVE të SHËNDETËSISË

Kompania e dytë e Sheqëve, R&S FARMA ka nisur po ashtu të përfitojë tendera nga Institucionet e Shëndetësisë, por ajo “ha” prokurime publike në vlera më të vogla se simotra e saj REJSI FARMA, të cilës i është kushtuar një hapësirë e posaçme dhe bie në sy për shkak të përmasave kur kaloni në Autostradën Tiranë-Durrës.

Kjo kompani ka përfituar 61 MILIONË LEKË tendera PA TVSH nga Ministria e Shëndetësisë. Dhe Përgjatë viteve 2015- e deri më tani mbi 76 MILIONË LEKË PA TVSH derdhje transaksionesh nga Buxheti i Shtetit.


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit