JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Petrit Maho dhe Merita Sheqi, Oligarkët Motër e Vëlla që “GLLABËROJNË” Tenderat e Shëndetësisë në Shqipëri
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/11/2020 19:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ashtu siç e dini, pjesa më e madhe e Buxhetit të Shtetit, që "sponsorizohet" nga taksat tona i shkon Shëndetësisë, sektorit më të rrënuar dhe më të mjeruar të vendit, atij për të cilin i luteni Zotit “Mos shkelsha atje!”. Spitalet e vendit hapin tendera multimilionësh për furnizime me barna e ilaçe nga kompanitë private dhe kur vjen puna të biesh në dorë “të këtyre”, sërish infermieri apo mjeku të drejton të shkosh në farmacitë private të po këtyre personave që kanë zhvatur paratë tona pa na ofruar shërbimin apo mallin për të cilin janë paguar nga taksat tona, pra kësaj i thonë me pak fjalë “Zhvatje 2-fish”! Për këtë vit që vjen, Buxheti për Shëndetësinë është parashikuar të jetë 81 miliardë e 836 milionë e 605 mijë lekë dhe pyetjes që bie se si dhe kujt i shpërndahet kjo vlerë marramendëse parash do ju japim dy shembuj me emra konkretë në këtë artikull.

Vetëm pak kohë më parë, bëmë publike listën me kompanitë që kishin abuzuar me paratë e shqiptarëve gjatë muajve të pandemisë, atëherë kur të gjithë ishim karantinuar dhe ishim dyndur të gjenim një maskë apo dezinfektant... e duke qenë të detyruar nga halli, i blemë me çmimet stratosferë 8 mijë lekë një, pa kupon në farmacitë e oligarkëve që nuk lodhen duke na zhvatur as në kohë qameti. Një prej këtyre kompanive abuzuese, ishte edhe INTERMED e oligarkut Petrit Maho... Oligarku i cili ka fituar koncesionin e kontrollit të cilësisë ushqimore me kompaninë tjetër të tij NOVAL, me bekimin e vetë Bledi Çuçit, me marketimin e vetë Ramës dhe Manastirliut nëpër mediat mavi dhe “shitjen” e koncesionit të panevojshëm e korruptiv, si sukses për shqiptarët e varfër.

Para se të nisim analizën e detajuar të tenderave të paligjshëm që ka përfituar Maho me INTERMED, në kurriz të popullit shqiptar le të sqarojmë disa gjëra për NOVAL: Sa për rikujtesë, ky oligark i fuqishëm i Shëndetësisë ka lidhje të forta me vetë vëllanë e Taulant Ballës, Tom Doshin dhe Paulin Radovanin. George Ballës i ka shitur për vetëm 60 qind lekë, 10% të aksioneve të Pharma Next, kompanisë farmaceutike që themeloi vetë. Radovani i shiti Mahos-NOVALIN dhe kompaninë tjetër të tij MEDICA-VET, kur Rama e emëroi prefekt në Shkodër, kompaninë që sot zotëron një prej koncesioneve më të panevojshëm të bërë ndonjëherë, kjo për disa fakte. Fillimisht sepse një tagër i tillë i është besuar institucionit shtetëror AKU që po ashtu “mbahet në këmbë” nga taksat tona, por më e forta është se BE kishte investuar në 9 laboratorët fringo të AKU (me standarde europiane)-45 Milionë Euro, ndërsa kontrolli iu dha me koncesion NOVAL deri në 2022-shin dhe puna e saj do të jetë të kryejë testimet e mostrave të mbledhura gjatë inspektimeve të AKU.

Tani që u qartësuat pse Petrit Mahos iu dha një koncesion i panevojshëm, le të ndalemi në një analizë të detajuar tek tenderat me shkelje të kompanisë tjetër të tij, INTERMED.

Kompania e Mahos ka fituar 217 tendera nga Institucionet e Shëndetësisë në vlerën e mbi 2 MILIARD LEKËVE ME TVSH, 61 prej të cilëve të shënuar me FLAMUJ TË KUQ PËR MUNGESË KONKURRENCE.

Nëse analizojmë vetëm disa prej tenderave të fundit të fituar me shkelje, vëmë re se ndaj kompanisë së Mahos analizohet skema shumë-e njohur në prokurimet publike, ajo shumë e zbatuara për të mos rënë në sy për transaksionet që i bëhen kompanive të oligarkëve, kalimi i tenderave në vlerë të vogël.

VITI 2020

Kështu, vetëm për muajin Maj të këtij viti, INTERMED ka përfituar mbi 80 MILIONË LEKË PA TVSH, për dy tendera në shkelje!

Në Shkurt, rreth 124 MILIONË LEKË PA TVSH për 4 tendera në shkelje!

Deri më tani, bilaci i INTERMED për vitin 2020, është MBI 200 MILION LEKË PA TVSH në SHKELJE pa llogaritur tenderat e tjerë që ka përfituar! Para të falura nga institucionet e Shëndetësië. Jo keq ë?

Le të vazhdojmë me vitin 2019

Në Tetor të 2019-ës INTERMED ka përfituar në shkelje nëj tender prej 24 MILIONË LEKËSH PA TVSH.

Në Qershor 3 të tjerë, me vlerë MBI 25 MILIONË LEKË PA TVSH, ndërsa Shkurti, që mesa duket qenka muaji kur Maho ka kërkesën më të lartë tek institucionet shtetërore që t’i japin para publike, ka marrë 6 tendera në shkelje me vlerën totale prej MBI 225 MILIONË LEKËSH PA TVSH. Pra në total, MBI 250 MILIONË Lekë PA TVSH për vitin 2019.

KONKLUZIONE: Në vetëm dy vite (2019-2020) INTERMED ka përfituar MBI GJYSMË MILIARDË LEKË PA TVSH NË SHKELJE ME LIGJIN E PROKURIMEVE PUBLIKE!!! PSE NUK HETOHET ARSYEJA QË KJO KOMPANI PËRFITON TENDERA NË SHKELJE ME LIGJIN PA U STEPUR?!!!

Tabelën e plotë me tenderat në shkelje të viteve të kaluara të INTERMED mund ta lexoni këtu: (Kliko për shkeljet)

Fakte të përgjithshme mbi INTERMED

  • INTERMED ka përfituar numrin më të lartë të tenderave në Shëndetësi nga QSUT, përkatësisht 69 të tillë me vlerë 1.2 MILIARD LEKË.
  • 78.7% të tenderave që ka lidhur kontratë i ka si operator i vetëm, pa garë në mungesë konkurrence, ndërsa 42.7% të tyre i ka me shtesë kontrate, teksa 22.3% i ka me procedurë të hapur, një prej procedurave tenderuese më korruptive në prokurimet publike.

Interesant akoma më shumë është fakti që për INTERMED nuk janë publike transaksionet nga Thesari i Shtetit ndër vite për këtë kompani.

“Dy janë më mirë se një”,-thotë populli, por vetëm imagjinoni për një çast çfarë zbatimi të frytshëm do të kishte kjo shprehje nëse zbatohej në fushën e prokurimeve publike, konkretisht në sektorin e Shëndetësisë, ku gjenerohen miliardat, në fushën më të korruptuar të Qeverisë, aty ku oligarkët shpërblehen nga qeveria tani në kohë fushate/pandemie dhe duhet të tregojnë zotimin e tyre dhe të përdorin influencën që kanë në popull mbi votat.

Për ju që nuk e dinit, oligarku Petrit Maho dhe një nga 10 femrat më të pasura në Shqipëri, po ashtu pronare e dy kompanive farmaceutike Rejsi Farma dhe R&S Farma, Merita Sheqi, janë vëlla e motër.

Ky tender që lexoni më lart, me vlerë 170 MILIONË LEKË PA TVSH është tallja më e madhe e mundshme me popullin e varfër shqiptar.

Petrit Maho është futur në garë për të fituar këtë tender si bashkim me "EVITA SHPK" e Majlinda Fetiut (kompania që ka fituar koncesionin e Hemodializës me vlerë rreth 8.6 miliardë lekë), duke patur përballë kompaninë e të motrës "REJSI Farmën". Pra kushdo që të dilte fitues në këtë tender, paratë do futeshin brenda familjes Maho dhe do i shkonin në xhep ose Meritës ose Petritit.

Për tenderat e paligjshëm të MILIARDAVE të fituar të Rejsi Farma, duhet një artikull i tërë. Për transparencë do t'i bëjmë të gjitha publike në ditët në vijim.


2 Miliard Lekë Tendera, Biznesmeni Mik i Vëllait të Ballës që Fryhet me Miliona nga Rilindja

|EMRAT| Oligarkët e Shëndetësisë që vodhën popullin! Na shitën maska e dezinfektantë me çmime stratosferë!

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara