JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

I shtrohet tapeti i kuq me para Oligarkut Artur Kadareja të BIOMETRIC! 10 MILIARD nga taksat e shqiptarëve
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23/10/2020 20:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

BIOMETRIC Albania SHPK është një nga kompanitë më të gostitura nga Fusha e Shendetësisë, përkatësisht e renditur në vendin e dytë përsa i përket përfitimit të tenderave në një vlerë marramendëse prej 10 MILIARD LEKËSH PA TVSH.

Vëmë re se kjo kompani ka marrë gjysmën e tenderave të përfituar si operator i vetëm në garë, pra 500 MILIONË LEKË PA TVSH, në dorë me procedurë të hapur.

Numrin më të madh të tenderave e ka përfituar nga Enkelejd Joti i QSUT, përkatësisht 120 të tillë me vlerë MBI 6 MILIARD LEKË PA TVSH!


OLIGARKË “PËR KOKË”!

Kompania 100% në zotërim të Artur Kadaresë, e ka xhiron vjetore mbi 5.5 MILIARDË Lekë pa TVSH, teksa ka bërë bashkëpunime me “simotrat” e saj, kompanitë e oligarkëve të tjerë të Shëndetësisë, ku ka përfituar tendera të vlerë të frikshme. Një nga bashkëpunimet më të frytshme kjo kompani e ka patur padyshim me MONTAL-in e Skënder Lufin, të cilin e përmendëm edhe në artikullin e kaluar, ku zbuluam gjithashtu edhe metodën e tenderave me ofertë të mbuluar, me skemë të kryqëzuar ku oligarkët bien dakord paraprakisht me njëri-tjetrin se kush do të shpallet fitues i tenderave të Sektorit më frytdhënës të Qeverisë.

  • BIOMETRIC ALBANIA – MONTAL SHPK| 111 tendera të fituar me vlerë MBI 48 MILIARD LEKË PA TVSH

Kadareja ka bashkëpunuar gjithashtu edhe me ALMEDICAL e Llambro Sulotit dhe Oltion Bellos për të fituar (për ata)-disa shuka “të vogla” parash.

  • BIOMETRIC ALBANIA SHPK – ALMEDICAL SHPK| 1 Kontratë publike me vlerë 224 MILIARD LEKË PA TVSH

PARA PUBLIKE QYL! T'I HANI GËZUAR LEKËT TONA KUR JUA FAL QEVERIA

Nga 241 tendera që i kanë dhënë, 112 prej tyre, Kadareja me kompaninë e tij i ka fituar në shkelje me ligjin, kryesisht për mungesë konkurrence! Pyetjet që bien janë si mund t’i jepet një personi të vetëm një vlerë aq e madhe kontratash prokurimesh publike në shkelje me ligjin, pa u hetuar, duke i kaluar si pa gjë të keqe? Cilat janë lidhjet që ka Artur Kadareja me zyrtarët e Rilindjes, nga të cilët përfiton para publike edhe në shkelje, me një fjalë goje?

(Të gjithë tenderat në shkelje të BIOMETRIC mund t'i shikoni këtu)

Për 4 vite (2015-2019), ka përfituar nga Thesari i Shtetit MBI 500 MILIONË LEKË me TVSH për disa transaksione.

VITI 2015-2018

VITI 2019-2020


“E kriposura” Ministria e Shëndetësisë! Rrëqethuni nga Miliardat që kanë marrë Oligarkët me kompanitë e tyre

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara