Me orë e unaza floriri/ Kush është Gjovalini, ish-Sigurimsi i larë në ar që e bënë Drejtor në Polici?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.08.2020, 13:59

Gjovalin Loka u konfirmua ditën e sotme në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit pavarësisht të shkuarës së tij si spiun i shtetit Shqiptar. Me një post të rëndësishëm në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, atë të Drejtorit të Departamentit të Sigurisë Publike, Komisioni nuk e penalizoi megjithëse kishte fshehur të shkuarën e tij. Në lidhje me këtë vendim bien disa pyetje...

Nëse me të vërtetë Gjovalini prej ari do të ishte kaq i pastër saç pretendoi në dëshminë e tij ku u shfaq edhe pa avokat në seancë ku tha: “Mos më diskriminoni për shkak të studimeve të asokohe. Nuk kam kontaktuar me asnjë nga bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Nuk kam dënuar apo keqtrajtuar apo rekrutuar askënd në Sigurimin e Shtetit”, atëherë pse fshehu të shkuarën e tij si spiun?

Gjovalini nuk është një Drejtor modest policie që mezi i del rroga në fund të muajit, por ai i jep urdhrat nga kreu i tavolinës me unaza e ora floriri në duar, që me siguri ka mundësuar t’i përballojë nga rroga e shtetit që merr... Dhe nuk po flasim thjesht për rrogën e postit të tij, por padyshim që “profesioni i vjetër” e ka bërë të artë policin tonë të dashur...

Në fund të fundit të jesh në shërbim të shtetit si spiun shpërblehesh dhe Gjovalini ka marrë shpërblime të majme, post të mirë dhe mbrojtje për këtë të fundit, sa pa i bërë syri “tërr”, i zhytur në shkelje guxon e shkon pa përfaqësues në seancë pasi e ka të sigurt që nuk e shkarkon kush, përderisa ia ngroh shpatullat shtetit me info.

Rikujtojmë se Gjovalini e ka bërë ves spiunimin e po ashtu i ka “fobi” gazetarët se mos i nxjerrin të palarat, pasi sa herë ka protesta ngjitet në tarraca të spiunojë për shtetin e shpeshherë personalisht u ka ndaluar raportimin gazetarëve të mediave, pushtetit të 4-t nga vendngjarjet e lajmeve që nxjerrin blof qeverinë.

Në një fotografi të siguruar nga JOQ Albania, Lokës i bien në sy duart e mbushura me bizhuteri floriri.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit