Drejtoi operacionin për shembjen e TK, Gjovalin Loka ngjitet në tarracën e ministrisë së Brendshme

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.05.2020, 16:56

Shembja e Godinës së Teatrit Kombëtar u zhvillua nën drejtimin e Drejtorit të Rendit dhe Sigurisë Publike Gjovalin Loka.

Faxëeb.al ka siguruar foto të tij në tarracën e godinës së ministrisë së Brendshme vetëm pak minuta më herët ndërsa edhe pritet të fillojë protesta për Teatrin.

Si duket është përsëri Loka që do drejtojë edhe mbarëvajtjen e protestës së sotme të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e cila është mbështetur nga forcat opozitare në vend dhe shumë qytetarë.

Gjovalin Loka ka drejtuar trupat e rendit edhe në protestat e kaluara të organizuar nga opozita kur edhe në shumë raste është përdorur gaz lotsjellës, dhunë dhe ujë ndaj protestuesve nga forcat e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit