JOQ Albania
Home

“400 mijë L”/ Qytetarët zbulojnë kasaphanën me naftën e Gega Oil: Bllokim patente kujt mbushi bidonat!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16/04/2020 22:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa ditë më parë, JOQ Albania raportoi çarjen e një prej depozitave të naftës së kompanisë së hidrokarbureve "Gega Oil" në zonën e Porto Romanos në Durrës, ku një qytetar dërgoi një video ku tregohej se si po merrej falas nafta e derdhur në kanal nga njerëz të shumtë, të cilët ishin dyndur aty për të marrë "arin e zi" me bidona të mëdhenj e fuçi.

Në lidhje me këtë incident, i cili dëmin më të madh ia ka shkaktuar ekosistemin të kësaj zone, duke shënuar një katastrofë mjedisore, për të cilin edhe vetë Rama e ka "qepur" gojën dhe asnjë autoritet nuk ka marrë asnjë masë për gjobitjen e kompanisë në fjalë, të drejtuar nga oligarku famëkeq i hidrokarbureve, Paulin Gega, i cili gjeneron miliona euro fitime me këtë biznes, por radhitja e tij krah "Rilindjes" e ka bërë që të gëzojë privilegje që çdo sipërmarrës e biznesmen tjetër do t'i kishte zili.

Ndërkohë në lidhje me këtë skandal shumë pak është folur në media, për të mos thënë aspak.

JOQ Albania ka ndjekur ditë pas dite zhvillimet më të fundit në këtë zonë, të cilat janë raportuar nga vetë banorët e kësaj zone, të cilët nuk kanë hezituar të sjellin pamje filmike nga katrahura që po ndodh në Porto Romano.

Ndërkohë në një prej postimeve që kemi bërë në lidhje me incidentin katastrofik për mjedisin, një qytetar ka zbuluar një tjetër anë të historisë.

Ai shkruan se nafta është derdhur aksidentalisht, gjatë momentit të mbushjes së depozitës, pasi punonjësit kanë harruar të hapin valvulat e shkarkimit të ajrit, duke shkaktuar plasjen e depozitës.

Qytetari tregon edhe se si po vepron policia në këtë rast. Sipas tij, Policia e Shtetit po vjen në zonë duke sekuestruar naftën atyre që vijnë për ta marrë falas në kanal, por asnjë masë nuk është marrë nga autoritetet për gjobitjen e kompanisë në fjalë, e cila është shkaktarja.

Kujtojmë këtu se pak ditë më parë publikuam një video ku midis automjeteve që po dyndeshin drejt Porto Romanos ishin edhe disa makina të policisë.

Më tej, qytetari shkruan se sasia e naftë së derdhur ka qenë shumë herë më e lartë seç u raportua fillimisht. Sipas tij, nga çarja e depozitës janë derdhur rreth 400 mijë litra naftë.

Ai shkruan:

Nafta eshte derdhur aksidentalisht, ne momentin e mbushjes se depozites, kane harruar te hapiin valvolat e shkarkimit te ajrit dhe ka plas depozita, e eshte derdhur diku ke 400 mije litra nafte. Po me e forta qendron se vjen policia dhe sekuestron naften e atyre qe po e mbledhin ne kanal, jo te gjobisi firmen qe beri katastrofen.

Një gjë të tillë e konfirmon edhe një qytetar tjetër, i cili shkruan se policia u ka hequr patentat dhe u ka bllokuar makinat atyre që shkuan për të marrë naftën e derdhur, si dhe duke u vendosur gjoba të ndryshme.

Ai shprehet:

E forta ishte kur erdhi policia dhe u hoqi patentat dhe u bllokoi makinat atyre qe po mbushnin bidonat aty. Edhe shteti ne krye te detyres. E plotesuan normen me gjoba per ate dite. Haha shtet ordiner.