Dole nga shtëpia, 15 vite burg! Ndote Shqipërinë? Bëhesh oligark si Gega i Rilindjes

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.04.2020, 01:24

Prej disa ditësh Porto Romano në Durrës është shndërruar në "parajsë" dhe "ferr" në të njëjtën kohë, që pas çarjes së një prej depozitave të naftës prej 100 tonësh të Gega Oil, e cila përfundoi në kanal.

"Parajsë" për faktin se qindra qytetarë u dyndën me bidona të mëdhenj e fuçi për ta marrë "arin e zi" falas dhe "ferr" për faktin se derdhja e një sasie të tillë nafte ka shkaktuar një katastrofë mjedisore në zonën e Porto Romanos.

JOQ Albania e raportoi disa ditë më parë plasjen e depozitës së naftës së Gega Oil, ku një qytetar dërgoi një video ku tregohej se si po merrej falas nafta e derdhur.

View this post on Instagram

😯

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on

Mirëpo, shndërrimi në "ferr" i zonës së prekur nga derdhja e naftës në Porto Romano shtron edhe disa pikëpyetje, përgjigjet e të cilave nuk është e vështirë të hamendësohen nga gjithkush.

Pikëpyetja më e madhe e cila duhet të shtrohet në këtë rast është nëse do ta gjobisë Rama, kompaninë Gega Oil për ndotjen mjedisore?

Në vitin 2018, zv/ministrja e Turizmit, Ornela Çuçi bëri me dije se ndotësit mjedisor do të sanksionon me gjobë që varion nga 30 mijë deri në 50 mijë lekë.

Në këtë rast bëhej fjalë për ndotje jo me përmasa të tilla si ajo që ka shkaktuar Gega Oil, e cila kërcënon seriozisht ekosistemin e zonës së Porto Romanos.

Një pikëpyetje të tillë e ka ngritur edhe një qytetar, i cili ka dërguar një foto me pamje nga "parajsa dhe ferri" në Porto Romano, ku shihen qytetarë të shumtë me bidona në duar, duke mbushur naftën e derdhur në kanal.

Me të drejtë, ai thotë se katastrofa mjedisore në Durrës nga kompania e naftës Gega Oil ka bërë që të heshti edhe vetë Edi Ramën, pasi asnjë autoritete qeveritar nuk ka reaguar zyrtarisht në lidhje me këtë incident, që mund të shkaktojë dëme të paimagjinueshme në florën dhe faunën e kësaj zone.

POR KUSH ËSHTË PAULIN GEGA, OLIGARKU FAMËKEQ NË INDUSTRINË E HIDROKARBUREVE?

Me një historik jo fort të ndritur përsa i përket emrit të kompanisë së tij, Gega u akuzua disa muaj më parë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” , “Ndryshimi në aparatet matëse” dhe “Pastrim parash".

Sipas njoftimit nga kontrolli tatimor, u gjetën pompa, të cilat në shkelje të ligjit, funksiononin në regjim manual dhe për këtë arsye, u bë bllokimi i tregtimit të karburantit të Gegës.

Paulin Gega, përmes subjektit “Gen Klaudis Sha” që njihet me emrin tregëtar “Gega Oil”, kishte kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme dhe në këtë kohë u shpall në kërkim nga policia pasi u raportua se ishte arratisur jashtë vendit.

Pranë shtëpisë së tij, ai ka ngritur edhe restorantin e parë “GenKlaudis”, si pjesë e kompleksit të dy pikave të kaburantit, në dy anët e rrugës nacionale Tiranë- Shkodër. Gega katër vjet më parë, rezulton i proceduar nga Drejtoria e Policisë Shkodër për veprën penale "Fshehje e të ardhurave".

Në lidhje me bllokimin e atëhershëm të Gega Oil reagoi edhe Rama:

Jo jo, s’ka asnjë shans më që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit Çdo “trim” që do të vazhdojë ta bëjë, do kapet dhe do ta paguajë shumëfish Të gjithë të barabartë para ligjit #ZeroTolerancë ndaj abuzuesve.

Do të cilësohej një ndër paradokset më të mëdhenj nëse çifti i oligarkëve Paulin dhe Donikë Gega, pronarët e kompanisë së hidrokarbureve "Gega Oil" nuk gjobiten për këtë ndotje mjedisore që ka shkaktuar.

Kjo është ajo që mund të cilësohet si Korona e vërtetë në Shqipërinë e 2020-tës! Katastrofa mjedisore në Durrës nga një kompani nafte që ka bërë të heshtë edhe vetë Edi Rama.

Nëse del nga shtëpia fiton 15 vite burg, nëse ndot Shqipërinë bëhesh oligark si Gega i Rilindjes. Ta gëzoni!

Një qytetar i shqetësuar, me të drejtë shkruan:

ky esht Problem shume Serioz..1.aty jan hedh miliona Euro kur shqiptart sot vuajn per buken e gojes e me ato lek zevendesonte fondin e ndihmave.2.ka ndotur ambientin ne nje menyr qe ska kthim.3.i ka ber dem shendetit te cdokujt dhe mund te marin semundje pa e kuptuar..4.shkaterrojn turizmin ne ket menyre..5..cfar dreqin po ndodh me popullin ton qe sben ze e cdo gje e kalojm si tjet normale..?.po ja moret naft aty e ja kursyet ca lek etj..por po vrisni fmit e juaj o njerez injorant e do vi dita do beheni pishman qe nuk ngrejtet zerin.."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit