Porto Romano “shndërrohet në parajsë”/ Mbi 200 automjete shkojnë të marrin falas naftën e Gega Oil

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.04.2020, 01:53

Tre ditë më parë në redaksinë e JOQ Albania mbërriti një video nga Porto Romano në Durrës, ku plasën depozitat e naftës së Gega Oil.

Dëshmitarë nga vendngjarja raportuan për JOQ Albania se u ça një prej depozitave të naftës prej 100 tonësh dhe nafta përfundoi e gjitha në kanal.

Kjo situatë e pazakontë bëri që shumë njerëz të dyndeshin me bidona të mëdhenj dhe fuçi për të mbledhur naftën e derdhur.

Ndërkohë, një tjetër video ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania këtë mbrëmje, e dërguar nga një banor i zonës.

Ai shprehet se mbi 200 automjete kanë mbërritur aty për të marrë naftën, e cila shitet me 60 lekë të reja.

Në video shihen edhe disa automjete policie, të cilat po shkojnë drejt vendit ku është derdhur nafta.

Nuk dihet nëse policia ka shkuar si gjithë qytetarët e tjerë për të "përfituar" nga kjo situatë , apo për të vendosur "rendin".

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje joq! Shifeni ca bohet ketu ne Porto Romano tek nafta qe u derdhen depozitat. Jane mbi 200 makina duke marr naften e Gega Oil. Video eshte filmu sot ne darke.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit