Elbasani njihet si një ndër qytetet më problematikë për sa i përket krimit të organizuar.
JOQ Albania ka ndjekur prej më shumë se një muaji çështjen e djegies së automjetit të OPGJ-së, Edvin Gjyli dhe prapaskenat e kësaj ngjarjeje.
Dyshohet se autori i djegies së automjetit është shtetasi F.D., i cili ka pasur një lidhje dashurie me kushërirën e Gjylit.
Kjo e fundit e ka denoncuar në polici pasi shtetasi F.D., nuk ka pranuar ndarjen dhe ka vijuar ta përndjekë për një kohë të gjatë.
Për shkak të lidhjeve familjare, Gjyli dhe shtetasi F.D. janë përplasur me njëri-tjetrin, dhe ky i fundit dyshohet se i ka djegur makinën.
Së fundmi, zhvillime të reja janë mësuar nga kjo çështje. Burime ekskluzive për JOQ Albania bëjnë me dije se pas djegies së makinës së Gjylit, i cili u pezullua nga puna pak ditë më parë, është tentuar t'i digjet makina edhe shtetases K.A., e cila është kushërira e ish-OPGJ-së së Policisë së Elbasanit dhe ish-e dashura e shtetasit F.D.
Burimi shprehet për JOQ Albania se shtetasja K.A., është kërcënuar herë pas here që të tërheqë padinë që ka ngritur ndaj ish-të dashurit të saj, shtetasit F.D.
Madje, burimi thekson se kushërira e Gjylit, e cila sipas tij është punonjëse në Bashkinë e Elbasanit, është kërcënuar edhe me jetë nga shtetasi F.D.
Ngjarja është regjistruar të mërkurën, më 19 shkurt, ndërsa sipas burimit policia nuk ka marrë asnjë masë dhe ngjarja po mbahet e fshehtë.
Burimi shprehet për JOQ Albania:
Djegia e makinës së OPGJ, Edvin Gjyli
Në ditët e para të muajit janar të këtij viti, makinës së zyrtarit të policisë iu vu flaka nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 8 janarit, ndërsa paraprakisht u dyshua që gjithçka të ketë ndodhur për shkak të detyrës.
Makina tip "Volkswagen" ndodhej e parkuar pranë banesës së Gjylit, në afërsi të doganës së Elbasanit.
Në lidhje me ngjarjen në fjalë, policia e Elbasanit nuk ka dhënë asnjë informacion tjetër, nëse autorët identifikuar dhe arrestuar apo jo.
Disa ditë më parë, të njëjtat burime pohuan për JOQ Albania se djegia e makinës së oficerit dyshohet të jetë bërë nga një shtetas, i cili dy ditë para ngjarjes ka patur një konflikt interesi me Gjylin në komisariatin e Policisë së Elbasanit.
Burimi tha se Gjyli i kishte dalë në mbrojtje kushërirës së tij.
Shtetasi i dyshuar për djegien e qëllimshme të makinës së oficerit është F.D, i cili ka bërë ankesë ndaj oficerit të policisë, për shkak se i doli në mbrojtje kushërirës së tij.
Sipas burimit, shtetasi në fjalë dhe kushërira e oficerit të policisë,e cila është punonjëse në shtet, kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre më parë.
Pasi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, ata kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin, dhe vajza pretendon se është përndjekur nga shtetasi F.D dhe e ka denoncuar disa herë në polici, pasi ndihej e kërcënuar.
Asokohe, burimi shprehej për JOQ:
Pezullimi i Gjylit nga detyra
Disa ditë pas kësaj ngjarje, shefi i policisë gjyqësore në Elbasan, Edvin Gjyli është pezulluar nga detyra.
I njëjti burim bëri me dije për JOQ Albania se Gjyli u pezullua më 3 shkurt të këtij viti.
Sipas burimit, pezullimi i tij nga detyra ka ardhur si pasojë e një përplasje që Gjyli kishte pasur me shtetasin F.D.
Gjyli i kishte dalë në mbrojtje kushërirës së tij, e cila dyshohet se përndiqej nga shtetasi F.D.
Ky i fundit kishte bërë ankesë ndaj oficerit, duke çuar në pezullimin e tij.
Burimi është shprehur për JOQ Albania:
Lidhja e shtetasit F.D me tentativën e përdhunimit të studentes 22-vjeçare në Elbasan
Shtetasi F.D është i punësuar në të njëjtën kompani ku punon edhe 36-vjeçari, Olsi Çanga, i cili në muajin nëntor të vitit të kaluar u akuzua për tentativën e përdhunimit ndaj studentes shqiptaro-italiane, Rovena Zeka, ngjarje e cila bëri mjaft bujë në media.
Çanga u la i lirë nga Gjykata e Elbasanit, për "mungesë provash".
22-vjeçarja rrëfeu asokohe se Çanga së bashku me dy persona të tjerë e kanë ndjekur me makinë dhe më pas tentuan ta përdhunonin.