Ekskluzive/ “Ma shkyu, kur më zbërtheu pantallonat” Kush është 36-vjeçari që tentoi të përdhunonte studenten me dy shokë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 31.10.2019, 20:42

Rovena Zekaj, është 22-vjeçarja e cila ka rrëfyer publikisht për mediat, historinë e saj të tentativës për përdhunim.

Studentja me origjinë nga Shkodra, e cila ka jetuar prej 22 vitesh në Itali dhe ka ardhur me studime në Shqipëri nëpërmjet programit të shkëmbimit të studentëve “Erasmus”, përjetoi tmerrin e jetës pak ditë më parë ne Elbasan.

Ajo rrëfen se ka qenë duke shkuar në një dyqan cigaresh kur është ndjekur nga një makinë e bardhë tip "Golf", ku tre persona brenda automjetit e kanë ngacmuar fillimisht me fjalë të pista dhe e kanë kërcënuar.

Nga frika, 22-vjeçarja tregon se ka memorizuar targën dhe e ka denoncuar në polici, por nuk pati asnjë reagim nga uniformat blu. Djemtë u rikthyen sërish më vonë, me një tjetër makinë dhe njëri prej tyre e ka ndalur dhe ka tentuar që ta përdhunojë.

Studentja ka rrëfyer:

Unë dola nga shpija dhe shkova te dyqani i cigareve. Erdhi një "golf" i bardhë dhe filloi të më kërcënojë me fjalë të pista, mora targën e makinës dhe thirra policinë, por më pas ato ndërruan makinë. Kaluan disa orë dhe polica i ndali, por nuk veproi. Kam lindur në Shkodër, por kam jetuar në Itali. Faji nuk është i Shqipërisë, por i edukimit, se kjo gjë mund të më kishte ndodhur gjithkush. Por është faji i personave që nuk përdorin kokën. Kur po kthehesha në shpi, se e pashë që makina u largua. Dhe një nga djemtë kishte ikur nga makina dhe unë për të mos u treguar se ku ishte shtëpi, ndërrova rrugë. Sa kalova rrugën, mbrapa pemëve më kapi nga fyti dhe më rrëzoi përtokë, më hypi sipër dhe filloi të më prekte. Fakti që kisha një ‘body’ nuk mund të ma tërheqte. Ma shkyu, kur më zbërtheu pantallonat u ndez një dritë, se po bërtisja fort dhe ai iku."

Sipas versionit të policisë, Zeka kishte ngrënë darkë me 36-vjeçarin me inicialet O.C dhe dy miq të tij në një lokal në Elbasan, ku kishin konsumuar dhe alkool për disa orë.

Pas darkës, 36-vjeçari e kishte ftuar vajzën të kalonin natën së bashku por është përballur me refuzimin e saj.

Pasi kanë dalë nga lokali, ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë por vajza ka arritur të shpëtojë dhe ka njoftuar policinë, e cila i ka vënë prangat autorit.

Sipas burimeve ekskluzive për JOQ Albania, personi që ka tentuar ta përdhunojë ishte 36-vjeçari Olsi Canga, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, i punësuar në një TV Kabllor në qytetin e Elbasanit.

Ndërsa përsa u përket dy miqve që e shoqëronin në “Golfin” e bardhë me të cilin Canga ndoqi 22-vjeçaren, bëhet fjalë për Enzo Xh. dhe Odorian P.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit