JOQ Albania
Home

Nikolini i Ramës nikoqir, i bën çarçafët e spitaleve xixë me 1 Miliard lekë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05/02/2020 15:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shëndetësia është një nga fushat ku jepen më shumë tendera me shifra shumë të mëdha, saqë shkojnë në miliarda lekë. Që të përfitosh nga këto tendera duhet të jesh patjetër një mik i afërt i qeverisë Rama.

Një prej tyre është edhe Nikolin Jaka, i cili është një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave publikë, dhe këtë gjë e tregon mjaft mirë edhe tenderi i fituar ditën e sotme nga bashkëshortja e tij Alma Tafani.

Kompania AGS ka fituar tenderin e shpallur nga Spitali Psikiatrik i Vlorës me vlerë 1 miliard lekë. Objekti i këtij tenderi është “Shërbimi Lavanderisë dhe Zëvendësimi me inventar të imët”.

Ky tender është bërë me marrëveshje kuadër dhe do jetë i vlefshëm për 4 vite. Në lotin e parë, kompania e Tafanit do të përfitojë 240 milionë lekë.

Por kjo vlerë nuk është asgjë, janë miliarda lekë përfitime nga Jaka me anë të tenderave publikë nga qeveria në vitet e fundit. Të dy kompanitë “ Sori Al” dhe “ AGS”, nga viti 2015 deri në vitin 2020 kanë përfituar 30 miliardë lekë nga buxheti i shtetit.

Edhe më parë JOQ ka denoncuar marrjen e tenderave nga këta dy persona. JOQ ALBANIA