“Një faqe e madhe e pavarur lajmesh në Shqipëri është censuruar dhe dy gazetarë janë marrë nën hetim pas shpërndarjes së lajmeve kundër qeverisë shqiptare”.
Kështu shkruan në profilin e saj në Twitter faqja e madhe “Freedom of the Press”, teksa shpërndan linkun e lajmit të “Exit.al”, ku sqarohet situata mediatike në vendin tonë dhe mbyllja e web-medias me domainin “joqalbania.com”.
Lajmi i Alice Elisabeth Taylor mban titullin “Aktivistja arrestohet, dy gazetarë merren nën hetim, një website bllokohet pas veprimeve të qeverisë”.
Ndër rreshta shkruhet:
Sajti joqalbania.com nuk është në dispozicion për përdoruesit e rregullt, përveç nëse ata përdorin një shfletues TOR, ose janë duke përdorur një VPN në një juridiksion të huaj për të maskuar vendndodhjen origjinale të përdoruesit. Metoda të tilla përdoren rregullisht në vendet me regjime autokratike si Arabia Saudite, Irani, Turqia, Kina dhe Rusia”.
Gjithashtu në shkrim flitet edhe për arrestimin e më pas lënien të lirë të aktivistes Xhuljana Aliaj, e cila gjithashtu u akuzua për përhapje lajmesh të rreme dhe paniku gjatë kohës së rënies së tërmetit.
Mediat e huaja po e paralelizojnë regjimin e Ramës dhe presionin që po ushtron ndaj mediave, me atë të vendeve autokratike, ku liria e shprehjes është e censuruar, ose mungon në masë të madhe.
A big independent news site in Albania has been censored and two journalists are being investigated after a disturbing government crackdown by the Albanian government. https://t.co/xHZnNVWDpn
— Freedom of the Press (@FreedomofPress) December 3, 2019