I mahniti të gjithë shqiptarët e Kanadasë, kjo është lidhja e gazetares simpatike me Shqipërinë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.10.2018, 14:31

Një video shumë interesante mbërriti dje në redaksinë e JOQ, ku gjatë kohës që një shqiptar me banim në Kanada po shikonte lajmet në një televizion lokal të Torontos, iu shfaq një skenë mjaft e veçantë.

Ai po ndiqte lajmet në televizionin CP24, kur papritur një lidhje direkte u shfaq një gazetare të televizionit, e cila po intervistonte të ftuarin e saj.

Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, por ajo që tërhoqi vëmendjen e tij ishte se gazetarja kishte veshur bluzën e kombëtares shqiptare.

Ai ka realizuar menjëherë dhe një video që e ka dërguar në redaksinë e JOQ.al.

Vajza e quajtur Patricia Jaggernauth nuk e ka aspak "hijen" e një shqiptareje, por ka një lidhje të fortë me Shqipërinë, pasi i fejuari i saj i quajtur Jani Frisku është nga qyteti i Shkodrës dhe është menaxheri i saj.

Çifti formojnë një dyshe shumë simpatike./ JOQ

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit