Po shihte lajmet në kanalin e Torontos, shqiptarit i bëhet zemra mal kur sheh çfarë del në ekran

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 24.10.2018, 20:37

Një shqiptar është befasuar vërtetë ditën e sotme, kur teksa po shikonte lajmet në një televizion lokal të Torontos, i ka dalë një skenë mjaft e veçantë.

Ai po ndiqte lajmet në televizionin CP24, kur papritur një lidhje direkte shfaq një gazetare të televizionit, e cila po intervistonte të ftuarin e saj.

Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, por ajo që tërhoqi vëmendjen e tij ishte se gazetarja kishte veshur bluzën e kombëtares shqiptare.

Ai ka realizuar menjëherë dhe një video që e ka dërguar në redaksinë e JOQ.al.

Nuk dihet me saktësi se çfarë shtetësie ka vajza.

Nga ajo sa kuptohet, mund të themi se nuk e ka "hijen" e një shqiptareje, por... kushedi, ndoshta e lidh diçka me Shqipërinë.

VIDEO:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit