Betonierja ra nga rrethrrotullimi pas përplasjes me “Audi”-n, humb jetën shoferi

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 22.07.2026, 17:33

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të marte në rrethrrotullimin e TEG-ut, në Tiranë, ku një betoniere doli nga rruga dhe përfundoi poshtë urës.

Sipas informacioneve të reja, drejtuesi i betonieres ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes.

Nga të dhënat paraprake mësohet se betoniereja është përplasur fillimisht me një automjet tip “Audi” në pjesën e sipërme të rrugës, ndërsa më pas ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga lartësia e rrethrrotullimit, duke përfunduar në pjesën e poshtme të aksit rrugor.

Gjatë rënies, mjeti i tonazhit të rëndë ka goditur edhe një tjetër automjet që ndodhej poshtë urës.

Në vendngjarje ndodhen efektivët e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit dhe shkaqeve që sollën humbjen e kontrollit të betonieres.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit