Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në rrethrrotullimin e TEG-ut, në Tiranë, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga lartësia e rrethrrotullimit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, mjeti është ndarë në dy pjesë, duke pësuar dëme të mëdha materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e Policisë dhe shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të drejtuesit të kamionit, ndërsa shkaqet që çuan në daljen e mjetit nga rruga mbeten ende nën hetim.
Policia pritet të japë informacion zyrtar mbi dinamikën e plotë të aksidentit sapo të përfundojnë veprimet e para hetimore.