Ditën e djeshme, JOQ Albania publikoi një lajm të bazuar në disa denoncime të mbërritura në redaksi nga protestues, të cilët tregonin se gjatë protestës një person civil është parë duke fotografuar pjesëmarrësit.
Sipas tyre i njëjti person dyshohet se më pas ka ndjekur disa prej protestuesve edhe pas përfundimit të tubimit, duke iu afruar në drejtim të zonave të banimit të tyre.
Pas këtyre denoncimeve që janë interpretuar si një formë presioni apo intimidimi, JOQ ALBANIA ka mësuar se personi në fjalë është polic civil.
Ai quhet Meti Dida dhe vitet e fundit e ka hequr uniformën e Policisë së Shtetit për të punuar si civil.
Për momentin pretendimet e qytetarëve nuk janë konfimuar zyrtarisht, por burime konfidenciale për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se Polic Meti me origjinë nga Dibra është larguar nga shtëpia pas denoncimeve të qytetarëve.