Denoncime të shumta nga protestuesit kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku pretendohet se një person civil është parë duke fotografuar pjesëmarrësit në protestë dhe më pas, sipas tyre, duke i ndjekur deri pranë banesave të tyre.
Sipas këtyre pretendimeve ende të pakonfirmuara, i njëjti person dyshohet se ka kryer veprime që protestuesit i konsiderojnë si presion dhe intimidim.
Ngjarja ka ngritur pikëpyetje mes protestuesve, të cilët kërkojnë sqarim mbi identitetin dhe qëllimin e personit në fjalë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse autoritetet do të reagojnë lidhur me denoncimet e bëra.