Biznesmenët dhe policët dhunojnë të moshuarën e djalin e saj për pronën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.05.2026, 11:33

Një ngjarje e rëndë është denoncuar në zonën e Golemit, ku një grua e moshuar, Ishe Ademi, është dhunuar në mënyrë të përsëritur nga dy biznesmenë dhe më pas edhe nga efektivë të policisë, në kuadër të një konflikti për pronësinë e tokës. Sipas materialeve të publikuara nga avokati Arben Llangozi, incidenti ka ndodhur pasi e moshuara ka kundërshtuar ndërtimet në pronën e saj, duke refuzuar t’u japë leje personave në fjalë.

Materialet e publikuara tregojnë gjithashtu se efektivët e kanë tërhequr me forcë të moshuarën për ta shoqëruar në komisariat, ndërsa fotografi të mëvonshme dokumentojnë duart e saj të gjakosura. Sipas burimeve, konflikti lidhet me çështje pronësie, një problematikë e njohur dhe e përsëritur në zonën e Golemit, ku shpesh raportohen përplasje mes banorëve dhe palëve të interesuara për zhvillim ndërtimor. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me rastin.

Në videon e dytë, Rexhep Ademi, djali i nënë Ishes, është dhunuar rëndë dhe është lënë në gjendje të rëndë fizike, ndërkohë që dyshimet bien mbi persona të lidhur me interesa kriminale, me mbështetje politike dhe me mosveprim ose bashkëveprim të strukturave që duhet të garantonin rendin dhe sigurinë.

Ishe dhe Rexhepi, kanë një konflikt të vazhdueshëm me zaptuesit e pronës së tyre në Golem. Shpesh herë Rexhep Ademin e kemi parë të protestojë i vetëm në SPAK për pronën e tij, pasi drejtësia nuk po merr masat e duhura për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.

Më herët për TVA News, Rexhepi u shpreh se shteti ka arkivuar si vetëvrasje vrasjen e shtetasit Selman Ismaili dhe tentativën e vrasjes së Sheko Qerim Ademit, të cilat, sipas tij, janë krime të kryera për grabitjen e pronës së familjes Qerim Rifat Ismaili.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit