DENONCIM/ Rexhepi nga Golemi grevë para SPAK: Ma vranë familjen për tokën, shteti inekzistent

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.10.2025, 11:44

Një histori e dhimbshme dhe revoltë e hapur përballë institucioneve të shtetit ka rrëfyer për TVA News, Rexhep Ademi. Zotëria në fjalë, banor i Golemit të Kavajës, ka nisur këtë të mërkurë një grevë urie përpara Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke kërkuar drejtësi për vrasjen e familjarëve të tij dhe për tjetërsimin e pronës familjare në zonën e Golemit.

Në duar mban tre pankarta me fotot dhe emrat e nënës dhe dajës së ndjerë, ndërsa shprehet se do të qëndrojë aty deri në vetëflijim. Për TVA News, Rexhepi thotë se shteti ka arkivuar si vetëvrasje vrasjen e shtetasit Selman Ismaili dhe tentativën e vrasjes së Sheko Qerim Ademit, të cilat, sipas tij, janë krime të kryera për grabitjen e pronës së familjes Qerim Rifat Ismaili.

Sipas tij, ajo u godit rëndë dhe personat përgjegjës nuk lejonin ambulancën të afrohej për ta dërguar në spital. Vetëm me ndihmën e disa familjarëve, ata arritën ta transportonin në urgjencën e Durrësit, ku ajo mori ndihmën mjekësore të nevojshme. Pas ngjarjes, zonja Sheko mori urdhrin e mbrojtjes ndaj Flogert Ismailit. Sipas familjes, kjo ka qenë një tentativë vrasjeje, por falë Zotit ajo sot është gjallë.

Rexhepi kërkon nga SPAK që të hetojë dhe të nxjerrë përpara drejtësisë personat që, sipas tij, kanë vrarë për tokën. “Tani, do të bëjmë konflikt dhe ose do hyjmë në burg, ose do vritemi. Më mirë vdes këtu. Do bëj grevë këtu në rrugë, deri në vetëflijim”, është shprehur Rexhep Ademi në një intervistë për TVA News, duke theksuar lodhjen nga kjo inekzistencë e institucioneve.

Ademi akuzon për tjetërsimin e pronës Hipotekën e Kavajës, që, sipas tij, ka lejuar dhurimin e paligjshëm të pronës në emër të disa personave dhe ka falsifikuar AMTP. Rexhepi denoncon Merita Sulku, Halil Sulku, Flogert Ismaili dhe Gonxhe Licaj Ismaili. Ai shprehet se ka humbur çdo besim te institucionet shtetërore, por shpreson që SPAK do të bëjë drejtësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit