Pas publikimit në JOQ, shqiptari i dëbuar nga Franca bashkohet me familjen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.04.2026, 15:39

Një muaj më parë, redaksia e JOQ Albania publikoi historinë e Istref Selmanllarit, një emigrant shqiptar që ishte dëbuar nga Franca, ndërkohë që bashkëshortja dhe dy vajzat e tij vijonin të jetonin në Strasburg.

Selmanllari tregoi se vajza e madhe e familjes është diagnostikuar me spektrin autik dhe ndjek terapi të rregullta. Ai tha se gjatë qëndrimit në Francë kishte punuar vazhdimisht dhe kishte aplikuar për rregullimin e statusit me kontratë pune dhe kërkesa për leje qëndrimi.

Megjithatë, pas humbjes së vendit të punës dhe një konflikti ligjor me ish-punëdhënësin për paga të prapambetura, autoritetet franceze i dhanë urdhër dëbimi.

Pavarësisht apelimeve dhe dokumenteve të paraqitura, përfshirë ato mjekësore për vajzën, kërkesa e tij nuk u pranua dhe më 5 mars 2026 ai u deportua drejt Tiranës ku mësoi se kishte një ndalim 3-vjeçar, edhe pse familja e tij ishte në Strasburg në vështirësi ekonomike.

Pas këtij publikimi në redaksinë tonë dhe ndihmës së ofruar nga shumë shqiptarë e studio ligjore, historia e tij ka marrë një kthesë pozitive. Selmanllari është rikthyer në Francë, falë mbështetjes dhe ndihmës së avokatit Erson Baloshi, i cili është ofruar ta asistojë pa asnjë pagesë.

Ai bën me dije se ka hyrë në Francë në mënyrë të rregullt me pasaportë dhe aktualisht ndodhet në proces për pajisjen me vizë dhe rifillimin e punës.

Mesazhi i shqiptarit:

Pershendetje, dua tju falenderoj te gjitheve dje erdha ne Strasburg me pasaport. Faleminderit ne menyre te vecante per avokat Erson Baloshin i cili me ndimoi pa pagese per gjithcka dhe disa shoqatave ketu ne france jam ne proçedure vize por erdha me pasaporte derisa te dali viza

Dje erdha jam me pasaporte dhe po pres derisa te dali, nuk kam filluar pune akoma, nuk kisha ndales nga BE-ja kisha vetem nga Shqiperia. Me deboi policia ne date 5 mars

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit