Shqiptari i dëbuar nga Franca kërkon ndihmë: Familja ka ngelur atje, më kanë vendosur ndalesë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.03.2026, 12:34

Istref Selmanllari, është një shqiptar që ka jetuar në Francë deri para pak kohësh, por së fundmi është dëbuar nga autoritetet franceze edhe pse gruaja dhe dy vajzat e tij mbeten në Strasburg.

Ai ka treguar për JOQ, se vajza e madhe e familjes është e diagnostikuar me spektrin autik dhe ndjek terapi të rregullta në institucionet përgjegjëse.

Selmanllari thotë se gjatë qëndrimit të tij në Francë ka punuar vazhdimisht për të rregulluar statusin e qëndrimit, duke përfshirë një kontratë pune CDI në një kompani ndërtimi dhe duke bërë kërkesa për leje qëndrimi me të drejtë pune.

Megjithatë, pas largimit nga puna dhe një procesi gjyqësor ndaj ish-punedhënësit për rroga të prapambetura, prefektura franceze i dha një urdhër dëbimi nga territori francez.

Ai ka apeluar këtë vendim duke paraqitur dokumentacionin mjekësor për vajzën e tij dhe një ofertë pune nga një pronar i ri, por kërkesa nuk i është pranuar. Në shkurt 2026, policia e ndaloi në rrugë dhe e shoqëroi për në kampin e përkohshëm të mbajtjes në Millau, por pas ndërhyrjes së avokates së shtetit, u lirua me detyrim paraqitjeje çdo 45 ditë.

Në mars 2026, gjatë një seance gjyqësore administrative, kërkesa e tij për pezullimin e urdhrit të prefekturës nuk u mor parasysh dhe 5 mars, ai u nis me avion drejt Tiranës nga Franca, pa mundësi për të marrë dokumentacionin mjekësor të vajzës për të vazhduar procedurat ligjore.

Në Shqipëri ai ka zbuluar se autoritetet franceze i kanë vendosur ndalese 3-vjeçare dhe aktualisht shpenzimet e familjes për qira dhe energji mbeten të papaguara për shkak të largimit të tij

Selmanllari apelon për ndihmë duke theksuar se nuk ka kryer asnjë shkelje penale dhe nuk ka mundësi të angazhojë avokat privat per problemin e tij.

Nëse dikush mund ta ndihmojë të kontaktojë në numrin: 0686072761

Mesazhi i shqiptarit:

Jam Istref Selmanllari.Prefektura e Francës më ka dëbuar, por gruaja dhe dy vajzat e mia mbeten në Strasbourg. Vajza ime e madhe është e sëmurë dhe ndjek terapi. Paguhen qira dhe drita, por debimi rrezikon gjithçka. Nuk kam avokat privat dhe ndihma juridike falas nuk funksionon. Ju lutem, ndihmoni ose bëni publik rastin.

Kontakt: O686072761

Vajza ime eshte djaknostikuar me spektrin autik

Gjatë qendrimit tim ne france, jam perpjekur te rregulloj statisin tim te qendrimit duke punuar. Ne vitin 2023 kam punuar ne nje kompani ndertimi deri ne gusht 2024 prej nje vit e gjysme ku ne korrik te ketij viti punedhenesi me beri kontrat cdi dhe bera nje kerkese ne prefekture per leje qendrimi me te drejt pune. Por pre nje muaj me pas une lash punen per arsye te pagesve te prapambetura dhe nisa nje çroçes gjyqesor kundrejt firmes bashke me koleget e mij. Ne shkurt 2025 prefektura pasi shqyrtoi dosjen time me kerkoi letra shtes dhe gjithashtu kontraten dhe flete pagesat prej korrikut e deri ne shkurt por une si kisha pasi isha larguar dhe i çoj te njejtat letra ne prill 2025 prefektura leshoi nje oqtfë (urdher këlargimi nga territori francez) Une e apelova dhe vura çeftikaten medikale te vajzes dhe nje premtim pune nga pronari i ri qe punoja, ne nentor 2025 nje kontroll rutin i policise per arsye qe nuk kisha leje qendrimi dhe nje oqtfë aktive me dha masen detyrim paraqitje 45 dit çdo te merrkurre ora 14:00 ,pasi perfundoi kjo mase ne 30 janar me ndalin perseri policat ne rruga teksa kethehesha nga puna dhe me moren ne verifikim duke renduar akuzat per qendrim te pa rregullt pasi kisha nje oqtfe aktive dhe nje ndalese te me parshme nga policia. Pasi polici njoftoi prefekturen per kete prefektura jep urdher te me shoqeronin tek kampi i keshimit miluze santie, me dhane 3 dite afat te beja diçka me avukaten , dhe avukatja nderryvi dhe me liruan por perseri me detyrim paraqitje 45 dit çdo te merrkurre ora 14:00. Ne daten 16 shkurt u mbajt nje seance gjyqesore administrative ku isha i pranishem me avukaten dhe perkethys per pezullimin e urdhrit te prefektures (oqtf)dhe masave te ndalimit te policise. Me daten 4 mars vajta te firmosja policia me mbajti ku me beri te ditur se gjukata nuk e kish marre parasysh kerkesen time dhe prefektura kishte dhe ne urdher debimi por pa ndalim kethimi ne daten 5 ora 2:00i nates me nisen per paris ku me ipen ne avjon drejt frangfurtit dhe me pas me hipen ne avjonin e tiranes.

Dy hera kam lene takim ne prefekture per te marre dosjen medikame te vajzes qe ta plotesoja tja dergoja ofit per leje qendrimi nuk ma dhane dhe nuk me shpjegonin rrugen qe duhet te ndiqja. Avukatja qe me beri gjyqin ishte e shtetit pasi nuk pata mundesi te marr avukate private dhe mendoj se nuk me ndimoinsiç duhej

Num me vjen keq qe me nxuarre por qe ishte e pa drejt pasi nuk kam bere asnje shkelje penale

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit