JOQ ALBANIA ka zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur dje në Sarandë ku një 31-vjeçar humbi jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Viktima Igli Gjoca, nga Bajkaj i Delvinës, ishte pronari i një servisi automjetesh në zonën e Vrionit por në sezonin e verës mbasditeve punonte si kamarier në Sarandë.
Tani që qyteti bregdetar po përgatitet për nisjen e sezonit veror, Iglin e kishin kërkuar për të kryer disa punë në “Orange Club” që nuk kanë lidhje fare me profilin, profesionin e tij.
JOQ ka mësuar se ditën e djeshme, 31-vjeçari që së shpejti do bëhej baba, ka qenë duke salduar kanxhellat prej hekuri të clubit kur papritur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe kabujt në tokë.
Sipas informacioneve paraprake, i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës menjëherë pas incidentit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Në denoncimet e mbërritura në redaksinë tonë pretendohet gjithashtu se në këtë ambient janë kryer herë pas here punime nga punonjës që nuk janë të profilit përkatës, si dhe se janë ngritur shqetësime për mungesë të kushteve të sigurisë në punë.
Ata thonë se rrethanat e plota të incidentit janë të qarta, por është Policia ajo që po e mban të fshehtë ngjarjen duke qenë se Spiro Iljadhi, pronari i “Bar Orange” dhe “Orange Club”, ka autoritet në qytet dhe me ngjarje të tilla është përballur edhe herë të tjera, në 2023 një kamarier 17-vjeçar humbi jetën pasi kavoja e ashensorit u shkëput dhe e zuri poshtë, por Spiroja vazhdoi jetën i qetë pa asnjë problem.
JOQ ALBANIA i bën thirrje Policisë së Shtetit me në krye Skënder Hitën, por edhe drejtorit të Policisë vendore Vlorë Elidon Çela, që të nisin menjëherë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë pasi krimet në këtë biznes sa vijnë e shtohen dhe përgjegjësit vijojnë të jenë të lirë.
Denoncimi 1:
Prsh joq! Djali 33 vjec qe ka vdekur e ka zene korendi ne vendin ku punonte prane orange club sarande. Dhe asnjeri nuk po e nxjer qe ndodhi ngjarja aty. Eshte viktima e dyt pas djalit 18 vjecar qe vdiq vjet ne ambjentet e punes perseri dhe ai ne ashensor. Te dy vdiqen aty . E tmerrshme si nuk i sigurojne punetoret
Denoncimi 2:
Ka qen tek Orange club duke punuar kur e zuri korrnetii. Po nrml këro info nuk i tregojnnn
Denoncimi 3:
Pershendetje jeta esht qejf! Igli ka punuar më pare kamarjer tek Orange dhe pastaj ka hapur servisin e vet mirpo ai pronari i orange është njeri Zullumqar dhe e ka detyruar me fjalë dhe e ka mar për të lyer ca gjëra dhe e ka zënë korenti,sepse aty është cdo gjë rremujë,dua tju bëj me dije se ai vënd është i mallkuar cdo vit vdes ndonjë aty,dhe vetëm djem të rinjë,ju lutemi le të mbajnë përgjegjësi ata pronarët se cdo her që vdes dikush aty ata ecin të lirë dhe përsëri ai vënd hapet dhe shkojnë njerëz. Faleminderit anonim ju lutem. Dje ka ndodhur ka shkuar të lyejë mbasdite mbas si ka mbyll punën e vet
Denoncimi 4:
Prsh Joq! Rasti i ndarjes nga jeta e Iglit djalit nga Saranda esht ky qe po jua tregoj un pasi edi fix se kam qen aty pran.djali esht kamarier te Orang club sarand dhe tek ai club vit per vit behen punime pa leje si po behen aktualisht dhe nje pjes e stafit punoin ne pun jo te profesionit te tyre saldim lyerje e tjeer..
Ky djali esht viktima e dyte e babezis se atyre njezve qe kan ne pronesi ate lokal po e kujtoni aty i esht prer koka dhe nje djali dy vjet me par..Ne rastin ne fjal Igli ka ren nderuar jet si pasoj e rrymes lektrike (eka zen korenti tek oreng duke salduar)dhe policia ben cmosin te ruaj mos te dali ngjarja ne drite per shkak te biznesit. Anonim ju lutem se un jam vet kamarier nje lokal aty pran e sdua probleme verifikojeni kte qe po ju them
Denoncimi 5:
Meqe i ke rrethanat te paqarta per vdekjen e igli gjoces po te them un qe e zuri korrenti duke punuar te ferri i quajtit orange club sarande Piken e hajrit mos e befshin o zotttt La edhe nusem vetem 4 muajshe shtatzen