Vdekja e 31-vjeçarit në Delvinë! Iglin e zuri korrenti, do të bëhej baba i një vajze

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.04.2026, 09:17

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen tragjike ku një 31-vjeçar ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Viktima është Igli Gjoca, nga Bajkaj i Delvinës, i cili ushtronte aktivitetin e tij si pronar i një servisi automjetesh në zonën e Vrionit.

Sipas informacioneve paraprake, i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit në Sarandë menjëherë pas incidentit, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.

Humbja e tij ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët dhe të afërmit. Igli Gjoca ishte i martuar dhe priste të bëhej baba i një vajze, çka e bën këtë ngjarje edhe më të rëndë për të gjithë ata që e njihnin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit