Erixhoni, polici që shpëtoi qytetaren nga mbytja, hero i muajt Mars

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.04.2026, 18:56

Erixhon Senko, efektivi 26-vjeçar që shpëtoi një 59-vjeçare nga vetëmbytja në lumin Lumi Buna, është shpallur heroi i muajit Mars.

Ngjarja ndodhi më 22 mars, kur gjatë patrullimit ai vuri re një grua në gjendje të rënduar psikologjike, e cila u hodh në lumë me qëllim t’i jepte fund jetës. Pa asnjë hezitim, ai u fut menjëherë në ujë dhe notoi drejt saj, duke arritur ta nxjerrë në kohë dhe t’i shpëtojë jetën.

Ky gjest shkon përtej përmbushjes së detyrës, duke dëshmuar për guxim, përkushtim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie. Raste të tilla tregojnë se uniforma nuk është vetëm simbol autoriteti, por edhe sakrifice dhe humanizmi në shërbim të jetës

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit