Erixhon Senko, polici 26-vjeçar që shpëtoi qytetaren nga vetëmbytja në lumin Buna

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.03.2026, 11:55

Një akt i rrallë guximi dhe humanizmi vjen këtë herë nga radhët e Policisë së Shtetit. Personi që shihni në foto është Erixhon Senko, efektivi 26-vjeçar i cili nuk hezitoi asnjë moment të rrezikonte jetën e tij për të shpëtuar një grua 59-vjeçare nga mbytja në lumin Buna.

Ngjarja ndodhi gjatë një patrullimi rutinë, kur Senko me origjinë nga Gramshi ka vënë re gruan në gjendje të rënduar psikologjike duke u hedhur në lumë me qëllim vetëmbytjen. Pa menduar dy herë, ai është futur menjëherë në ujë dhe ka notuar drejt saj, duke arritur ta nxjerrë në kohë dhe t’i shpëtojë jetën.

Ky veprim nuk është thjesht një detyrë e kryer, por një dëshmi e fortë se në radhët e policisë ka ende njerëz që shërbejnë me përkushtim dhe ndjenjë përgjegjësie, përtej çdo interesi personal. Raste si ky tregojnë se uniforma nuk është vetëm simbol autoriteti, por edhe sakrifice dhe humanizmi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit