Aksidenti në rrugën Korçë-Maliq, ndërron jetë në spital polici i plagosur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.03.2026, 17:47

Ka përfunduar në tragjedi aksidenti rrugor i regjistruar mesditën e sotme në aksin Korçë-Maliq, pranë fshatit Lumalas.

Një prej të plagosurve, 45-vjeçari Krenar Çekici, nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Viktima, i cili shërbente si efektiv i policisë në burgun e Drenovës, ishte mes personave të transportuar me urgjencë pas përplasjes së fortë mes dy automjeteve.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku po verifikohen edhe dyshimet paraprake se një prej drejtuesve të mjeteve mund të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit