Aksident i rëndë në rrugën Korçë-Maliq, disa të lënduar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.03.2026, 13:41

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Lumalas, ku janë plagosur disa persona.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe Policinë Rrugore, ndodhen në vendngjarje.

Ka dyshime se në njëri prej drejtuesbe të mjeteve ka qenë efektiv policie dhe në gjendje të dehur. Ndërkohë të lënduarit janë transportuar në spital për trajtim mjekësor dhe autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit