JOQ zgjoi nga gjumi ARRSH, rregullohen urat mes karrexhatave në Unazën e Madhe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.03.2026, 12:41

Pak ditë më parë, një qytetar denoncoi pranë redaksisë tonë një problem serioz në Unazën e Madhe, pranë ish-Shqiponjës.

Ai bëri me dije se prej disa javësh urat lidhëse mes karrexhatave në këtë segment rrugor ishin dëmtuar, duke rrezikuar sigurinë e drejtuesve të automjeteve dhe qarkullimin në këtë zonë të ngarkuar të kryeqytetit.

Menjëherë pas publikimit të denoncimit në JOQ, institucionet përgjegjëse kanë ndërhyrë dhe rregulluar problemin, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm në qarkullim.

Denoncimet e tilla jo vetëm që ndihmojnë në parandalimin e aksidenteve, por gjithashtu kontribuojnë në përmirësimin e sigurisë dhe cilësisë së qarkullimit në kryeqytet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit