Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë tonë një problem serioz në Unazën e Madhe pranë ish-Shqiponjës.
Sipas raportimit të tij, prej disa javësh janë dëmtuar urat lidhëse që ndodhen mes karrexhatave në këtë segment rrugor.
Ai thotë se dëmtimi i këtyre urave ka mbetur pa ndërhyrje dhe situata mund të përbëjë rrezik për drejtuesit e automjeteve dhe për qarkullimin në këtë zonë të ngarkuar të kryeqytetit.
Si një përdorues i përditshëm i kësaj rruge, ai kërkon ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse për riparimin e tyre sa më shpejt, në mënyrë që të shmangen problemet dhe rreziqet e mundshme në qarkullim.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje,nese ashte e mundur ta publikoni kte problem qe ndodhet te ura unazes Veri afer me Ishi Shqiponjen. Ka disa jave qe eshte prishur