SI SOT/ Tenderi i Bovillës, Veliaj i dha Fushës 1.76 miliardë lekë në shkelje të ligjit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.02.2026, 08:30

Sot do të kujtojmë tenderin e zhvilluar më 8 shkurt 2021 nga SH.A. Ujësjellës Kanalizime Tiranë, nën administrimin e Bashkisë së Tiranës të drejtuar nga Erion Veliaj, për “Shtesën e Impiantit të përpunimit të ujit të pijshëm Bovillë 1800 l/s, faza II me 1200 l/s”. Fondi limit i këtij tenderi ishte 1,762,045,692 lekë të reja pa TVSH, një nga procedurat më të shtrenjta të asaj periudhe në sektorin e ujësjellësit.

Në garë morën pjesë tre operatorë ekonomikë: “ALBA KONSTRUKSION” me ofertë 1,746,710,974 lekë pa TVSH, bashkimi “FUSHA & 2T & SHANSI INVEST” me ofertë 1,679,455,513 lekë pa TVSH dhe “GJIKURIA” me ofertën më të ulët prej 1,642,437,086 lekë pa TVSH. Pavarësisht kësaj, fitues u shpall bashkimi i drejtuar nga kompania “FUSHA” sh.p.k., në pronësi të Shkëlqim Fushës.

Oferta fituese përbënte rreth 95.31% të fondit limit, një tregues klasik i asaj që ekspertët e prokurimeve e cilësojnë si “flamur i kuq”, ndërsa përjashtimi i ofertës më të ulët ekonomike shton dyshimet për një garë të deformuar. Ky tender mbetet edhe sot një shembull domethënës i mënyrës se si procedurat publike përfundojnë në duart e të njëjtëve përfitues, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi transparencën dhe ligjshmërinë e vendimmarrjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit