JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Lali Leku nuk i ndahet “FUSHËS”, i “fal” 16 milionë euro të tjera për Bovillën
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08/02/2021 21:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lali Leku është vërtetë një “punëmbaruar”. Jo për shkak të aftësisë në punë, sesa për të shpërndarë paratë publike lart e poshtë nëpër oligarkë. Sigurisht njëri prej më të preferuarëve të tij është edhe Shkëlqim Fusha, pronari i firmës “FUSHA” shpk. Pasi i ka dhënë thuajse “pjesën” e luanit nga tenderat e Bashkisë Tiranë, Lali Leku nuk e ka lënë pas dore Fushën as në rastin e Bovillës.

Më konkretisht bëhet fjalë për një tender me objekt "Shtesa e Impiantit të përpunimit të ujit të pijshëm Bovillë 1800l/s faza e 2 me 1200l/s”. Ky tender është shpallur nga SH.A Ujësjellës Kanalizime Tirane, mban numrin e referencës REF-81097-12-04-2020 dhe ka si fond limit vlerën prej 1,762,045,692 lekësh të reja pa TVSH.

Duke hulumtuar dokumentat përkatëse të tenderit, mësohet se në të kanë marrë pjesë 3 kompani apo bashkime kompanish. Përkatësisht “ALBA KONSTRUKSION” me vlerë të ofruar 1,746,710,974 lekë të reja pa TVSH, “JV FUSHA & 2T & SHANSI INVEST” me vlerë të ofruar 1,679,455,513 lekë të reja pa TVSH dhe ”GJIKURIA” me vlerë të ofruar 1,642,437,086 lekë të reja.

Fitues është shpallur “FUSHA” me shokë, ndonëse nuk kanë patur vlerën më të ulët të ofruar. Përveç këtij fakti, shikohet se edhe diferenca e vlerës së ofruar prej fituesit me vlerën e fondit limit, është mjaft e ngushtë. Më konkretisht shifra fituese është sa 95.31% e vlerës së fondit limit. Të dyja këto fakte, e klasifikojnë këtë tender si “flamur kuq”, pra ku ka dyshime se tenderi nuk është zhvilluar sipas ligjit dhe se fituesi ka të ngjarë të jetë i paracaktuar.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?