Pasi torturoi punonjësit, Banushi largohet nga Illyrian Guard! Pasohet nga ish-drejtori i QSUT

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.02.2026, 12:16

Enrik Banushi është shkarkuar nga drejtimi i Illyrian Guard, kompani shtetërore e sigurisë.

Në vend të tij është emëruar Florenc Spaho, ish-drejtor i QSUT.

Vendimi është marrë nga institucionet përgjegjëse dhe hyn menjëherë në fuqi.

Shoqëria “Illyrian Guard” është e para shoqëri aksionere me kapital 100 % shtetëror, e cila u themelua në vitin 2019.

Në redaksinë e JOQ janë publikuar prej kohësh denoncime ndaj kësaj kompanie shtetërore.

Denoncimi i fundit është publikuar më 27 janar, ku një punonjës raportoi orare 12-orëshe shërbimi çdo ditë, pa pushime, pa transparencë dhe pa pajisje pune, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit