Falë kontributit të shqiptarëve, Emrah niset drejt Gjermanisë për kurim

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.01.2026, 16:46

Në muajin nëntor, redaksia e JOQ Albania bëri publike historinë prekëse të Emrah 16-vjeçar, i cili vuante nga skolioza, një problem i rëndë shëndetësor që i kishte shkaktuar deformim të trupit dhe i kishte ndryshuar rrënjësisht jetën.

Për shkak të këtij deformimi, mjekët në vend refuzuan të merrnin përsipër ndërhyrjen kirurgjikale, duke e cilësuar si një problem të lindur. Në këtë pikë, Emrah, një adoleshent plot ëndrra dhe dëshirë për jetë, u detyrua të ndërpriste edhe shkollën, pasi e kishte të vështirë të ngjiste shkallët, ndërsa daljet me bashkëmoshatarët ishin bërë të pamundura.

Shpresa e vetme për të ishte një operacion jashtë vendit, por kostot ishin të papërballueshme për familjen e tij. I mbetur pa zgjidhje, Emrah vendosi të tregonte vetë historinë e tij përmes redaksisë sonë, duke kërkuar ndihmën e shqiptarëve.

Sot, nga ky 16-vjeçar na vjen një lajm i mirë dhe shpresëdhënës. Shqiptarët u bashkuan dhe treguan edhe një herë zemrën e madhe: falë solidaritetit të tyre, Emrah është nisur drejt Gjermanisë, ku do t’i nënshtrohet ndërhyrjes së shumëpritur kirurgjikale.

Në një videomesazh të dërguar nga Aeroporti i Tiranës, pak para nisjes, Emrah falënderon me mirënjohje të gjithë ata që e ndihmuan, duke shprehur dëshirën e tij më të madhe: të jetojë dhe të ëndërrojë si çdo bashkëmoshatar tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit