Dhuroni për Emrahun nga linku GoFundMe!
Kjo është historia e Emrahut, një 16-vjeçar nga Laçi i Vaut të Dejës i cili vuan nga skolioza e cila i ka deformuar shtyllën e tij kurrizore aq shumë, sa që mjekët në Shqipëri nuk mund ta operojnë.
Këta të fundit kanë thënë se Emrah e ka këtë problem të lindur, por gjatë tre viteve të fundit gjendja shëndetësore është rënduar. Shtylla kurrizore është shtrembëruar akoma më shumë, ndërkohë që djaloshi plot ëndrra nuk mund të shkojë më në shkollë, sepse nuk i ngjit dot shkallët, dhe as të dalë të luajë me shokët, gjëra të zakonshme që për të janë bërë të paarritshme. Çdo ditë e kaluar ashtu e përkeqëson lakimin, duke i rrezikuar zemrën, mushkëritë dhe jetën.
Emrah ka nevojë për një ndërhyrje urgjente në Turqi, kostoja e së cilës është 26 000 euro, shumë kjo që familja nuk e mbulon dot me të ardhurat e pakta që ka. Duke pasur parasysh këtë gjë, Emrah ka dalë vetë publikisht duke u kërkuar shqiptarëve edhe një shans për t’u shëruar.
Ai meriton një shans të jetojë pa dhimbje, të buzëqeshë, të ëndërrojë si çdo fëmijë tjetër. Dhe ky shans mund të vijë vetëm nëse të gjithë bashkë i zgjasim dorën.
Numri i telefonit të familjarëve është: + 355 69 69 91 030