I ngacmonte të dashurën, dy kushërinjtë qëllojnë me armë zjarri 45-vjeçarin në Shijak

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.01.2026, 11:03

Një 45-vjeçar është plagosur rëndë me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Shijak. Sipas policisë, i plagosuri Denis Çumani dyshohet se është konfliktuar me dy kushërinjtë Dorian dhe Indrit Ferra.

Mësohet se shkak i konfliktit ka qenë një vajzë. Çumani i kishte dërguar mesazhe asaj, ndërkohë që ajo ishte në një lidhje me Dorian Ferrën. Ditën e djeshme, vajza ishte takuar me Dorianin dhe kishin frekuentuar një lokal, ku gjatë kësaj kohe ajo ka marrë sërish mesazhe nga Çumani, të cilat janë vënë re nga Ferra.

Pas shoqërimit të vajzës në banesë, Dorian Ferra ka marrë kushëririn e tij, Indritin, dhe së bashku kanë shkuar tek banesa e Çumanit. Ky i fundit ka dalë pasi është thirrur nga dy kushërinjtë, të cilët fillimisht e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri në brinjë. Plumbi e ka përshkuar trupin tejpërtej, duke i shkaktuar plagë të rënda.

I plagosuri ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim nga policia.

JOQ Albania publikoi më herët lajmin mbi kete ngjarje duke u bazuar në informacionet e qytetareve dhe pamje nga vendngjarja, ku raportohej për një person të plagosur rëndë në hyrje të një pallati, fillimisht i dyshuar si i goditur me sende të forta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit