“Një burrë u godit me levë në kokë, u nis drejt Tiranës në gjendje të rëndë”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.01.2026, 00:19

Një qytetar nga Shijaku i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke raportuar një ngjarje të rëndë që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Policia, por për të cilën ekzistojnë pamje nga vendngjarja.

Në videot e dërguara në redaksi shihen disa punonjës policie në hyrjen e një pallati, të cilët duken duke kqyrur zonën dhe duke mbajtur shënime, çka lë të kuptohet se në vendngjarje po kryhen veprime verifikuese. Nga pamjet nuk është e mundur të konfirmohet natyra e saktë e ngjarjes, as të identifikohet ndonjë person i dëmtuar.

Sipas dëshmisë së qytetarit, bëhet fjalë për një dyshim për dhunim me sende të forta ndaj një burri rreth 45-vjeç, i njohur në zonë me nofkën “Noci”, i cili dyshohet se është gjetur me shenja jete në hyrje të pallatit ku banon dhe më pas është transportuar fillimisht në spitalin e Durrësit, e më pas në Tiranë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Qytetari thekson se informacionin e ka marrë nga njerëz të afërt të personit të plagosur, ndërsa shton se as vetë Policia, sipas tij, nuk ka ende një pistë konkrete për autorët, duke vijuar verifikimet përmes pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë.

Deri në këto momente, nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit që të konfirmojë apo të përgënjeshtrojë këtë ngjarje, ndërsa pamjet e mbërritura në redaksi dëshmojnë vetëm praninë e uniformave blu dhe kryerjen e veprimeve paraprake në terren.

JOQ Albania i bën thirrje Policisë dhe institucioneve përkatëse që të reagojnë zyrtarisht dhe të sqarojnë publikun nëse kemi të bëjmë apo jo me një ngjarje kriminale, për të shmangur pasigurinë dhe keqinformimin në komunitet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit