Konfirmohet ngjarja në Shijak: 45-vjeçari u plagos me armë zjarri pas një konflikti, në kërkim dy autorët

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.01.2026, 00:48

Policia e Shtetit ka konfirmuar zyrtarisht ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Shijak, për të cilën JOQ Albania raportoi më herët bazuar në dëshminë e një qytetari dhe pamjet nga vendngjarja.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 22:30, në lagjen “Kodër Shijak”, dy shtetas, I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç (kushërinj), janë përfshirë në një konflikt me shtetasin D. Ç., 45 vjeç.

Gjatë konfliktit, 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga stafi mjekësor.

Shërbimet e Policisë kanë nisur kontrolle intensive për kapjen e dy autorëve të dyshuar, të cilët ndodhen në kërkim, ndërkohë që grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Më herët, JOQ Albania publikoi një lajm paraprak, bazuar në informacion qytetar dhe pamje nga terreni, ku raportohej për një person të plagosur rëndë në hyrje të një pallati, fillimisht i dyshuar si i goditur me sende të forta. Pamjet e publikuara tregonin prani policie dhe veprime verifikuese në vendngjarje, por në atë moment mungonte një reagim zyrtar.

Me reagimin e sotëm, Policia ka sqaruar se bëhet fjalë për plagosje me armë zjarri pas një konflikti mes palëve, duke konfirmuar se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.

JOQ Albania do të vijojë të ndjekë zhvillimet dhe do të informojë publikun për çdo detaj të ri që pritet të dalë nga hetimet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit