Denoncimet që mbërrijnë pranë redaksisë sonë ndaj rrjetittë supermarketeve të deputetit Sinaj duket se nuk kanë të sosur. Qytetarët vazhdojnë të raportojnë praktika të dyshimta dhe mashtruese, duke hedhur hije mbi imazhin e biznesit së përfaqësuar nga Sinaj.
Rrjeti i supermarketeve BigMarket, nën pronësinë e Sinajt dhe aksionerëve të tij, ka qenë vazhdimisht objekt i denoncimeve për shpërndarje të produkteve të skaduara, mashtrime në çmime dhe praktika të dyshimta tregtare. Megjithatë, duket se këto probleme nuk kanë marrë një zgjidhje të qëndrueshme.
Së fundmi, një denoncim i ri ka mbërritur pranë redaksisë sonë, duke e përqendruar sërish vëmendjen tek pika e “Big Market Olimpiku”, e cila ishte denoncuar vetëm pak ditë më parë për shitjen e produkteve të skaduara. Këtë herë, një tjetër qytetar është përballur me një skemë mashtrimi në çmime.
Sipas denoncimit, një pastë dhëmbësh kishte në raft çmimin 650 lekë, i shënuar edhe si ofertë speciale, pra që këtu nis mashtrimi. Kur qytetari shkoi në kasë, rezultoi se çmimi ishte ndryshe, konkretisht 850 lekë 150 më shumë, duke treguar një praktikë të qëllimshme mashtrimi dhe zhvatjeje.
Ky filial zotërohet 50% nga deputeti Vullnet Sinaj dhe 50% nga ortaku Vladimir Lleshaj. Për më tepër, denoncimet e mëparshme të JOQ Albania kishin zbuluar një model të ngjashëm mashtrimi, por me aksionere të ndryshme, si Monika Çela.
Nga ky seri denoncimesh lind një përfundim i qartë: praktikat mashtruese duket se janë të përhapura dhe të njëjta në të gjitha filialet e rrjetit “BigMarket”, pavarësisht aksionerëve të ndryshëm. Qytetarët janë të ekspozuar ndaj çmimeve të manipuluara dhe produkteve të diskutueshme, duke e bërë situatën shqetësuese dhe një sfidë serioze për mbrojtjen e konsumatorit e megjithatë Manush Kullolli i AKU vazhdon gjumin letargjik i qetë.
Mesazhi i qytetarit:
Kishin reklamuar “oferte” te pastes se dhembeve Marvis nga 850 ne 649 lek . Padashje ma kapi dora kte tabelen e ofertes dhe ishte cmimi real i fshehur mbrapa . Ishte cmimi real me tabelen e verdhe 650 lek. Nderkohe shoh tek fatura me paskan mbajtur 849 lek .