Qytetarit iu nxi varësja pas 10 ditësh, pronari i faqes online: I shitëm çelik, ai bëri dush me të

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.01.2026, 10:28

Ditën e djeshme JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një qytetari për një produkt të blerë online i cili u dëmtua pas 10 ditësh.

Qytetari tregoi se varësja prej argjendi që bleu përmes internetit në faqen “AKB Store”, me numrin 585, filloi të nxihej menjëherë pas përdorimit. Por i riu që shet këto produkte online, ka një tjetër version për këtë ngjarje.

Ai shprehet se varësja i është shitur qytetarit si çelik, edhe pse s'kuptohet arsyeja pse ka numrin e argjendit të shkruar mbi të. Sipas tij varësja nuk duhet mbajtur në dush pasi kjo është arsyeja që nxihet dhe dëmtohet.

I riu thotë se është ofruar t'i japë rimbursim qytetarit për produktin e blerë, por ka ndodhur një keqkuptim pasi ai nuk ka zbatuar rregulloren për produktin e blerë dhe kushtet e përdorimit.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ,Nuk eshte shitur asnje varse per argjend nga ne,Varsja eshte shitur si celik qe nuk duhet vendosur ne dush dhe ne klorure per arsye mund te nxihet!!Eshte blere vetem 2200L varsja + 2000L nje ore !Gjithashtu ne moment qe na ka shkruar I jemi pergjigjur me rimbursim varseje tjeter dhe jo me bllok si shkruhet,Faleminderit!!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit